Marredhenia ne çift 9 Janar 2019

Pyetja e parë që do të "thyejë akullin", ja çfarë duhet (s)duhet të thoni për veten në takimin e parë

Marredhenia ne çift

Ndodh rrallë që një takim i parë të shkojë mirë, pasi nëse s’e njeh personin përballë të duket sikur je në një intervistë pune me pyetje përgjigje. Ndonëse ka shumë mënyra për të thyer akullin dhe për të folur rreth vetes, pasioneve e asaj çfarë bëni, njerëzit druhen të pyesin atë që vërtetë duan të dinë për tjetrin. Pavarësisht se disa pyetje konsiderohet si jashtë kufijve të etikës për takimin e parë, merrni rrezikun dhe pyesni personin përballë rreth aventurave më të çmendura të tyra, pasionet, modën, fenë apo cilado temë që ju ka bashkuar në të shkuarën (sepse në fund të fundit interesat tuaja janë takuar diku që ju keni dalë në një takim të parë)

"Cila është gjëja që doni të më pyesni, por që ju po e vrisni shumë mendjen?” Thyejeni akullin me këtë pyetje, rrëzoni barrierat dhe bisedoni lirshëm.
“Duke bërë këtë pyetje do të çtensiononi situatën brenda sekondit", thotë Paulette Sherman psikologe dhe autore e Facebook Dating: From 1st Date to Soulmate.
Nëse ish-partneri juaj i ka dhënë fund lidhjes sepse mendonte se gjërat po lëviznin shumë shpejt, mund të pyesësh personin që ke përballë sesi e sheh veten në të ardhmen , të martuar me fëmijë, apo këto janë shumë larg horizontit të tij. Mund ta pyesni se ku e shohin veten pas 5 apo 10 vitesh... "Duke bërë pyetje të tilla mund të krijoni baza të besimit, intimitetit dhe pajtueshmërisë së ndërsjellë”

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor