Ujori 8 Janar 2019

Vjetor 2019

Ujori

Ujori drejtohet nga Urani dhe është shenjë e ajrit. Do të ndiheni ndryshe që në fillim të vitit, por ta dini se gjithçka varet nga ndryshimet e dy viteve të fundit. Në shenjën tuaj do të jetë vetëm planeti i Neptunit këtë vit, i cili do të ndikojë më shumë tek personat që kanë lindur mes datave 1-7 shkurt. Të gjithë ata që janë të pasionuar pas artit dhe muzikës, mund të ndjekin ëndrrën e tyre.

Shumë shpesh ndodh që të lindurit në këtë shenjë e humbasin sensin e realitetit, i besojnë shumë fatit dhe s’u kushtojnë rëndësi financave. Urani, planeti i ndryshimit do të ndikojë edhe në të ardhurat tuaja që do të pësojnë ulje-ngritje të vazhdueshme. Mesi i majit do të shënojë një periudhë ngërçi. Në jetën tuaj do të hyjnë njerëz të rinj që janë më krijues sesa ju. Periudha qershor-tetor është vendimtare për krijimin e një marrëdhënieje të shëndetshme.

Në periudhën 26 gusht-10 shtator do ta keni të vështirë të kuptoheni me partnerin/en. Shumë nga ju parapëlqejnë të vetëpunësohen. Në aspektin profesional do të ketë ndryshime të shumta, sidomos gjatë verës. Ndërsa në aspektin shëndetësor duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, sepse trupi po ju jep sinjale jo shumë pozitive. Gjatë shtatorit do të gjeni zgjidhje për një problem të hershëm. Ky është çasti i duhur për t’u këshilluar me mjekët.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor