Bricjapi 8 Janar 2019

Vjetor 2019

Bricjapi

Bricjapi është shenjë e Tokës dhe drejtohet nga Saturni. Bricjapët do ta nisin vitin me disa pasiguri, për shkak të një vendimi që nuk e keni marrë dot gjatë dhjetorit të vitit 2018. Falë ndikimit të planetëve, këtë vit do të jeni më të hapur për të komunikuar me të tjerët. Do të udhëtoni më shumë, do të njihni më shumë njerëz dhe do të përmirësoheni. Në janar do t’i vini vetes një synim që do të bëni çmos ta përmbushni deri në fund të vitit.

Përgjatë rrugës do të përballeni me njerëz që do t’ju pengojnë dhe do t’ju sfidojnë. Në mars do të futeni në një periudhë reflektimi. Ata nga ju që kanë bashkëpunime financiare me ortakë do të hasin në vështirësi, sidomos personat që janë pjesë e një sistemi ligjor. 20 qershor-4 korrik është periudhë me rëndësi për të kryer investime. Saturni ndikon në marrëdhëniet dhe fushën e ndjenjave që prej qershorit të vitit 2018. Ai vë në provë forcën e të gjitha marrëdhënieve ekzistuese, por edhe të disa të tjerave që janë mbyllur. Gushti dhe shtatori do të shënojnë një periudhë të mbushur me harmoni. Disa nga ju që janë duke studiuar do të marrin propozime për punë, por shumë prej jush do të vendosin të shpërngulen për të gjetur diçka më të mirë.

Këtë vit do të shqetësoheni më shumë për shëndetin e një të afërmi tuaj sesa për vete. Bëni kujdes me ushqimet që konsumoni në familje. Problemet me stomakun do të jenë të shumta, por ta dini se problemet shëndetësore s’e kanë fillesën tani. Ky është viti i duhur për të gjetur një metodë alternative për t’u ushqyer.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor