Shigjetari 8 Janar 2019

Vjetor 2019

Shigjetari

Shigjetari është shenjë e zjarrit dhe drejtohet nga Jupiteri. Si sunduesi i shenjës suaj, Jupiteri do të tërhiqet në prapavijë që prej datës 4 janar e s’do të zhvendoset deri më 5 maj. Nuk do ta keni aspak të lehtë këtë periudhë, sepse do të hiqni dorë nga shumë gjëra. Do të ndiheni sikur fati ju ka braktisur deri në maj dhe s’po bëni dot përpara, por ndoshta nuk keni pse të bëni më përpara pasi ndiheni rehat aty ku jeni. Sa më shpejt ta kuptoni këtë gjë, aq më lehtë do ta kaloni këtë periudhë. Optimizmi kthehet në shtator dhe jeta do të duket më e bukur.

Nëse keni lindur në datat 22-29 nëntor, jeta do të pësojë disa ndryshime të papritura që s’janë në dorën tuaj. Kjo do të jetë një periudhë sprove. Probleme me financat, por edhe probleme ligjore që lidhen me ndonjë hua. Fusha e ndjenjave duket se është më e favorizuar, pasi Venusi do të qëndrojë gjatë në shenjën tuaj. Marrëdhëniet do të kalojnë në një fazë tjetër dhe periudha më e favorshme është fundi i qershorit dhe fillimi i gushtit. Karriera do të ndjekë një rrugë të njëtrajtshme këtë vit. Mund të mësoni aftësi të reja. Vetëm pas shtatorit do të bëni përpara.

Pikat e dobëta të shëndetit tuaj janë pelviku dhe këmbët. Personat që merren me sport duhet të bëjnë kujdes se mos dëmtojnë muskujt. Disa nga ju mund të kenë probleme që do të kenë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Do të ankoheni edhe nga problemet me tretjen. Hiqni dorë sa më parë nga sheqeri.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor