Shigjetari 8 Janar 2019

Mujor PRILL

Shigjetari

Është periudhë e volitshme për punën dhe ndoshta edhe shumë krijuese, në varësi të moshës dhe aftësive. Kush ka përjetuar një krizë, mund të rifitojë qetësinë. Atyre që kanë nisur një projekt të ri, do t'u ofrohet një mundësi e artë. Dielli do të jetë aktiv deri më datë 19, Mërkuri do të jetë që nga data 11. Pranvera do të mbartë emocione të veçanta në aspektin profesional, nisje të reja dhe propozime që nuk duhen nënvlerësuar. Mbështetja vjen nga planetët e shpejtë që mund të ndikojnë edhe në fitimet e shpejta. Duhet të përgatiteni me kujdes për të pranuar një propozim. Për më tepër, gjysma e dytë e prillit ju sjell një grimë fat më shumë. Do t'ju dyfishohen impenjimet, dikush nuk do të dijë se kujt t'i kushtojë më tepër kohë, mes familjes dhe punës. Kujdes me shpërqendrimet! Është gabim të bëni gjithçka me nxitim dhe nga data 27 mund të bëni ndonjë gabim.  

Situata profesionale është interesante dhe e gjallë. Nga këndvështrimi personal, vihet re një siklet. Sigurisht që kushdo ka të shkuarën dhe historinë e vet. Nëse prej kohësh po përjetoni një lidhje dhe këto kohë jeni të zënë me të tjera gjëra, mund të përcillni në familje probleme të panevojshme. Nëse keni në plan një tradhti, ose edhe nëse është e paplanifikuar, duhet të bëni kujdes, sepse pranvera do të jetë plot me të papritura. Është e vërtetë që jeni shpirt i lirë dhe ju pëlqen të hulumtoni në botën fantastike të ndjenjave, por tani duhet të përmbaheni. Historitë që lindin në prill nuk janë të lehta për t'u menaxhuar. Bëni kujdes me zgjedhjet. Për shembull, kush do të njihet me dikë të martuar, të lidhur ose jo të lirë, e di mirë se çfarë e pret. Është periudhë dashurish të çuditshme dhe kalimtare. Muaji do të mbyllet më mirë nga ç'nis. Por nëse ka ndonjë histori të dyfishtë prej kohësh, duhet të tregoheni shumë të vëmendshëm. Çdo fjalë duhet peshuar me kujdes. Të gjitha ndjenjat do të kalojnë një fazë reflektimi të thellë.

Është moment i rëndësishëm në aspektin profesional dhe ju kërkohet gjithmonë të bëni diçka më shumë. Do të lindin mosmarrëveshje të vogla në familje për shkak të pronave. Duhet të mbani gjithçka në kontroll, për të shmangur stresin. Edhe pse e doni natyrën, jetën në ambiente të hapura, ju këshillohet të veproni me kujdes. Sidomos në 11 ditët e para të muajit, veçanërisht rreth datës 5, pasi mund të ekspozoheni ndaj emocioneve të tepruara dhe ndonjë shpërqendrimi të tepërt.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor