Akrepi 8 Janar 2019

Vjetor 2019

Akrepi

Akrepi, shenja e ujit që drejtohet nga Marsi dhe Plutoni. Akrepat gjatë 2019-s do të përqendrohen te sipërmarrjet e reja. Pa ju, asgjë s’do të lëvizë. Planetët janë të gjithë me ju këtë vit, prandaj mund të bëni të gjitha përpjekjet që i keni parë si të pamundura. Që idetë tuaja të realizohen dhe të keni kontroll të plotë mbi gjithçka, duhet të prisni deri në tetor. Ky është viti ideal për t’i thënë lamtumirë së shkuarës dhe të jeni të hapur ndaj ndryshimeve. Sa më shpejt ta bëni këtë, aq më e lehtë do të jetë jeta për ju. Mos i hapni vetes konflikte të panevojshme! Marsi është muaji i duhur për të falur të tjerët.

Nëse jeni duke investuar një sasi të konsiderueshme parash, bëni çmos që shpenzimet t’i shmangni gjatë prillit dhe majit. Shtatori do të jetë muaji më i favorshëm. Për shkak të eklipseve hënore, më datë 5 maj dhe 28 tetor, marrëdhëniet personale do të pësojnë ndryshime, sidomos ato me kolegët. Njerëzit që ju rrinë pranë do të ndryshojnë. Në fund të qershorit ju ofrohet një mundësi e re pune. Parashikohet një projekt i veçantë. Tregoni angazhim të plotë deri në fillim të shtatorit, në të kundërt reputacioni juaj do të vuajë pasojat. Në aspektin shëndetësor do të vuani nga disa probleme të vogla me ftohjet gjatë prillit. Asgjë me rëndësi. Personat që po përpiqen të bien në peshë do ta kenë shumë të vështirë, për shkak se tundohen shumë lehtë.  

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor