Akrepi 8 Janar 2019

Mujor MAJ

Akrepi

Maji dhe qershori janë muajt gjatë të cilëve dikush nga ju do të hedhë një hap të rëndësishëm, sidomos ata që prej kohësh ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe tani do të ndryshojnë kryekëput gjithçka. Fati i ka ndihmuar shumë të lindurit në këtë shenjë. Ky s’është muaji i duhur për të ndjekur ideale të paarritshme. Tregohuni  më të hapur ndaj bisedimeve, por jo shumë tolerantë. Nëse keni aktivitet privat, do të vendosni ta mbyllni dhe të nisni gjithçka nga e para. Shitjet, marrëveshjet, projektet e reja do të ecin me hapa të ngadaltë. Kjo periudhë do të jetë e lodhshme, por mos u shkurajoni! Lajmet e mira do të vijnë shumë shpejt, prandaj duhet t’i merrni në dorë frerët e fatit tuaj. Do të përballeni me një pasiguri nëse gjendeni para dy alternativave. Do t’i keni idetë më të qarta në fund të muajit.

Është e pashmangshme që në një çast kaq të rëndësishëm, vendimtar për jetën tuaj profesionale dhe personale,  të mos ketë luhatje edhe në fushën e ndjenjave. Me gjasë, do t’i jepni fund një lidhjeje që nuk ju jep më asgjë. Mosmarrëveshjet me një ish-partner/e janë plotësisht të pandreqshme, sidomos nëse mendoni se ju detyrohet shumë. Bëni shumë kujdes të premten e datës 17. Ka mundësi që lidhja juaj të vihet në provë. Nëse jeni prindër, përpiquni të mos e ngrini shumë zërin apo të nervozoheni. Veprimet tuaja gjatë kësaj periudhe janë shumë të drejtpërdrejta. Një familjari juaj do të përballet me një problem që e shqetëson prej kohësh.

Në maj duhet të bëni kujdes, jo se yjet janë kundër jush, por planetët nuk ndikojnë aspak për mirë. Kjo vlen si për shëndetin fizik, edhe në jetën e përditshme. Shmangni ndryshimet e mëdha të temperaturave dhe mos hani ushqime të skuqura! Mos e vini në provë fizikun tuaj! Tri javët e fundit do të sjellin vonesa profesionale, gjë që do t’ju irritojë shumë. Mbani në kontroll inflamacionet apo problemet e lëkurës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor