Akrepi
E hëna e datës 22 mars do të jetë një ditë me fat për të lindurit nën shenjën e Akrepit dhe shumë çështje do të marrin rrugën e zgjidhjes. Në fillim do të bëheni nervozë për shkak të një problemi burokratik, por java në vazhdim do të jetë e mbarë. Në datat 26 dhe 28 mars do të keni tensione në familje. Akuza është gjithmonë e njëjta, se nuk gjeni kohë për ta. Mundohuni të bëni një kompromis dhe t’u kushtoni vëmendjen që meritojnë.