Peshorja 8 Janar 2019

Vjetor 2020

Peshorja

Ky vit do të jetë më i lehtë për të lindurit në shenjën e Peshores. Do të keni më pak përgjegjësi dhe më shumë kohë për të bërë gjërat që pëlqeni. Koha që do t’u kushtoni pasioneve tuaja do t’ju dhurojë shumë gëzim. Viti 2020 është i duhuri për t’u përqendruar te vetja dhe marrëdhëniet tuaja. Sigurisht që të lindurit e kësaj shenje përpiqen të kenë çdo gjë në ekuilibër, janë shumë socialë, por edhe romantikë. Nëse në të shkuarën keni pasur probleme me jetën sentimentale, këtë vit gjithçka do të jetë më në harmoni. Mësoni nga gabimet e së kaluarës. Ju jeni nga ata njerëz që doni të sundoni në një marrëdhënie. Nuk i lejoni partnerët t’ju vënë në lojë dhe nuk bëni kompromise, nëse dikush ju cenon lumturinë.

Shijojeni kohën me familjen, pasi gjithçka do të shkojë fjollë. Këtë vit do të ndieni dëshirën të punoni më shumë sesa normalisht. Gjatë vitit do të jeni të zënë me punë, por mos u ndieni fajtorë, nëse në disa çaste do të ndiheni të vënë për fund. Keni të drejtë që herë pas here edhe të pushoni. Përqafojeni strategjinë e punës në grup. Për sa i përket anës financiare, në vitin 2020 do të keni më pak shpenzime. Ju këshillojmë të kurseni para sa herë që keni më tepër, por me shumë të drejtë mund ta llastoni veten gjatë fundvitit. Gjatë muajve të parë të vitit do të jeni të mbushur me energji, ndaj shfrytëzojini. Të Njerëzit e shenjës së Peshores zakonisht janë dembelë kur vjen puna tek aktiviteti fizik, ndaj ju këshillojmë që të paktën të ushqeheni mirë. Viti 2020 do të jetë i shkëlqyer për ju.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor