Peshorja 8 Janar 2019

Mujor QERSHOR

Peshorja

Këtë muaj jeni përsëri të detyruar të mendoni për çështjet ekonomike, pak a shumë si në fillim të vitit. Me sa duket, disa afate janë më të rënda nga ç’parashikohej. Nuk është domosdoshmërish një vit i varfër, por keni shumë shpenzime, pasi puna e disave varet nga të tjerë, sidomos kur nuk u janë shlyer disa detyrime të prapambetura. Mund të keni polemika me ata që ju mbajnë llogaritë. Nëse këto ditë ndërpritet një bashkëpunim, nuk do të ketë shumë dëshirë për rikthim, ose duhet të kapërceni armiqësinë me ata që duan t’ju pengojnë. Duhet të bëni kujdes. Edhe pse po pritni një kontratë, mund të shtyhet, ose për momentin nuk pajtoheni me disa zgjedhje. Mund ta themi që nga një këndvështrim, qershori vë në rrezik të gjitha situatat profesionale. Ndonëse në fund do ta arrini qëllimin, nuk duhet të përballeni me dikë të rëndësishëm, përdorni diplomacinë.

Jeta sentimentale vazhdon të jetë intriguese për ata që duan. Ky është momenti më i mirë për të menaxhuar emocionet. Lidhjet kanë një evoluim të jashtëzakonshëm, nëse më parë kanë kaluar në fazën e miqësisë. Kanë ndodhur debate me familjarë, por edhe me fëmijët, për çështje parash apo motive personale. Gjithsesi, duhen kapërcyer. Pikërisht ju, që jeni shumë emotivë dhe të ndjeshëm, mund të dukeni më cinikë dhe të ftohtë. Ndonjëherë i impononi vetes një sjellje të ftohtë që të mos prekeni nga emocionet e të tjerëve, për të pasur kohë të vendosni ose për të mos të shprehur mendimin tuaj, pasi nuk i keni ende idetë e qarta dhe rrezikoni të gaboni. Bëni kujdes nga lidhjet që nisin si lojë dhe nga tradhtitë. Mund t’ju tërheqë një Dash, Shigjetar, Bricjap, njerëz shumë të ndryshëm nga ju, pikërisht për këtë arsye, edhe më të vështirë për t’u përshtatur.

Dielli do t’ju favorizojë deri më datë 20. Me gjasa do të ndiheni më mirë, pavarësisht disa shqetësimeve fizike në kyçe. Do të vazhdoni të ndiheni të lodhur. E diela e datës 21 dhe e hëna e datës 22 mund të mos jenë ditët më të mira për ju fizikisht. Nuk jeni plotësisht të kënaqur me ato që bëni dhe po e shtyni vazhdimisht një vendim, duke ju munduar së tepërmi psikologjikisht. Gjithsesi, situata do të përmirësohet në fund të muajit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor