Virgjëresha 8 Janar 2019

Vjetor 2019

Virgjëresha

Virgjëresha, shenja e Tokës drejtohet nga planeti i Mërkurit, i cili simbolizon ndryshimin. Shenjat me të cilat të lindurit në këtë shenjë shkojnë janë Bricjapi, Akrepi, Gaforrja dhe Demi. 2019 ka të gjitha elementet për të qenë një vit i veçantë, si në aspektin e rritjes personale, por edhe për marrëdhëniet. Kini besim në vetvete nëse doni të bëni përpara në jetë. Ju këshillojmë t’i lejoni personat e rinj të bëhen pjesë e jetës suaj pa u ndier të kërcënuar dhe mësoni t’u bëni vetë ballë gjërave. S’keni pse frikësoheni nga të tjerët, konsiderojeni veten si pjesë e skuadrës. Në fillim të prillit mund të lidhni një ortakëri, e cila me pak fat, do të shënojë një sukses të jashtëzakonshëm personal.

Lexoni gjithçka përpara se të firmosni, sidomos gjatë gushtit. Në aspektin e ndjenjave parashikohen shumë surpriza dhe të papritura. Priten ndryshime. Për momentin ju tërheqin njerëzit që janë shumë ndryshe nga ju, prandaj do të zini miqësi të reja. Romancat janë të favorizuara gjatë majit. Nëse jeni në kërkim të një partneri/eje, mos qëndroni në vendet tuaja të zakonshme, por udhëtoni. Eklipsi diellor i datës 14 tetor do të shënojë një ditë të veçantë për ju.

Shumë nga ju do të bëjnë dy punë këtë vit dhe për rrjedhojë, do të shpërbleheni mirë edhe nga ana financiare. Sa herë që Jupiteri është në shenjën tuaj, edhe ju jeni më të shëndetshëm, sepse pikërisht ky planet ju tundon ndaj ushqimeve jo shumë të shëndetshme. Shtimi në peshë është i pashmangshëm. Kërkohet një regjim i rreptë duke filluar që nga muaji maj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor