Virgjëresha 8 Janar 2019

Mujor Mars

Virgjëresha

Problemet profesionale që keni pasur vitin e kaluar tanimë do të gjejnë një zgjidhje. Kush nga ju u detyrua të mbyllë aktivitetin privat, nuk ka gjetur ende qetësi në ka bërë gjënë e duhur. Ata që punojnë prej shumë kohësh në një kompani, do të ndiejnë dëshirën të bëjnë ndonjë gjë të re. Mund edhe të eksperimentoni, por bëni çmos që të jeni të sigurt për gjithçka. Punoni më shumë se ç’duhet për të shmangur stresin që ju shkaktojnë të tjerët. Marsi dhe Saturni ju favorizojnë shumë, por atyre do t’u shtohet edhe Urani. Ata që vitin e kaluar janë ngritur në detyrë, ndihen disi nën presion dhe nuk po bëjnë atë që duan. Ata që kanë hequr dorë nga një vend pune, tani kanë mundësi të fillojnë me kohë të pjesshme. Puna vjen para gjithçkaje për ju. Dashuria është gjithnjë në plan të dytë. Ndjenjat nuk do të jenë aspak të qarta. Të divorcuarit tregohen shumë të rreptë me veten dhe s’i pranojnë njohjet e reja, sidomos femrat që janë shumë kritikuese. Ata që janë të lidhur prej kohësh, ndihen disi të bllokuar për shkak të debateve që i përkasin shtëpisë. Për ju ka rëndësi të keni në krah partnerët e duhur, me të cilët të ndani shqetësimet dhe që ju dhurojnë qetësi. Datat më problematike do të jenë 6 dhe 13. Tregohuni shumë vigjilentë në fund të muajit. Është normale që në një periudhë kaq të ngarkuar të ndieni lodhjen dhe stresin, sidomos në mes të muajit. Kush nga ju ka nisur një terapi muajin e shkuar, tani po shikon rezultatet.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor