Luani 8 Janar 2019

Vjetor 2019

Luani

Luani, shenja që drejtohet nga Dielli dhe shenja e zjarrit. Të gjitha zhvillimet në jetën tuaj personale ndodhin gjatë periudhës fundqershori e deri në fillim të tetorit. Pikërisht në këtë kohë keni më shumë energji dhe entuziazëm. Këtë vit do t’ju jepet mundësia të shtoni kursimet, të fitoni më shumë falë punës që bëni. Shtatori dhe tetori janë muajt më të favorshëm për ortakëri të reja dhe në përgjithësi për financat tuaja. Gjatë janarit dhe shkurtit do të njihni njerëz të rinj, të cilët do të kenë ndikim të madh në jetën tuaj personale.

Duhet të bëheni pjesë e jetës sociale, të merrni pjesë në aktivitete apo të futeni në rrethe të ndryshme. Për sa i përket karrierës, nuk do të pësojë ndryshime të mëdha, por kjo s’do të thotë se nuk do të rriteni profesionalisht. Maji mund të sjellë ndryshime, por që më së shumti kanë të bëjnë me udhëtimet. Gjashtë muajt e dytë të vitit janë më të mirë se të parët. Në përgjithësi, të lindurit në këtë shenjë vuajnë nga sistemi tretës dhe pikërisht për atë duhet të kujdesen. Të lindurit në gusht duhet të ruhen nga infeksionet e ndryshme dhe nga ftohjet.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor