Luani 8 Janar 2019

Mujor MARS

Luani

Nëse duhet të diskutoni për diçka, është më mirë të mos ngurroni, pasi në prill Saturni do të dalë kundër jush. Ja pse marsi do të jetë një muaj i privilegjuar në aspektin profesional. Ata që kanë një aktivitet privat, do të fitojnë në varësi të rrethanave. Këto javë do të jenë vendimtare për ata që kanë ndërmarrë një nismë për një projekt të madh. Mes uljeve dhe ngritjeve të këtij viti, bëni mirë të mos shpenzoni shumë, të mos bëni investime të nxituara apo të rrëmbeheni nga pasionet e çastit. Nëse njëri nga ju do të shfrytëzojë rastin për të mbyllur një marrëveshje, ta bëjë pikërisht tani. Disa nga ju do të heqin dorë nga puna për të hapur një aktivitet privat. Më fatlumët janë ata që kanë një punë me marrëdhënie me publikun.

Ndjenjat do të kalojnë në plan të dytë, pasi gjatë marsit do të përqendroheni më shumë te puna. Shumë gjëra rreth jush po ndryshojnë. Lidhjet që kanë lindur si lojë apo thjesht për shkak të tërheqjes fizike do të marrin fund shumë shpejt. Nëse keni në mendje disa persona, do të çoroditeni më shumë nga ç’jeni tashmë. Marrëdhëniet e hershme kërkojnë më shumë qetësi. Ujërat do të trazohen disi në datat 13 dhe 14. Marsi mund të shndërrohet në muajin e debateve, që nuk i shërbejnë askujt. Nëse mendoni se një njeri s’ka respekt për ju, do të zemëroheni shumë.

Kush ka mbetur i zhgënjyer nga një dashuri e së shkuarës, pa e kuptuar edhe vetë do të tërheqë drejt vetes njerëz të rinj. Marsi do të vërë në provë edhe lidhjet më të bukura. Tregohuni të arsyeshëm dhe gjithçka do të shkojë mirë. Forma fizike do të vihet në provë gjatë fundjavave. Ankthi për të bërë shumë gjëra bashkë apo për t’i mbyllur punët sa më shpejt do të ndikojë në ekuilibrin tuaj psikofizik. Kushtojini më shumë kohë sportit. Pushim i detyrueshëm, sidomos në datat 13, 14 dhe 27.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor