Gaforrja 8 Janar 2019

Vjetor 2020

Gaforrja

Të lindurit në shenjën e Gaforres këtë vit do të mësojnë shumë për veten duke parë të tjerët. Te fëmijët do të vini re atë çka keni qenë dikur, te dy partnerë do të shihni dashurinë e fortë që keni pasur dikur apo te një koleg punëtor do t’ju bien në sy aftësitë dhe do të aspironi të bëheni si ai. Pra, gjatë këtij viti do të reflektoni shumë. Gaforret njihen si njerëz shumë emotivë. Mund të jenë të dashur, por njëherazi xhelozë. Mund të jenë inteligjentë dhe me imagjinatë të zhvilluar, por edhe kokëfortë. Nuk para i kanë qejf ndryshimet, e megjithatë viti 2020 do të sjellë plot ndryshime. Nëse jeni beqarë, do të gjeni dashurinë e madhe këtë vit. Por, para se të kërkoni një partner të ri, përpiquni të kuptoni ç’kërkoni nga një marrëdhënie. Ndoshta romancën do ta gjeni te një mik.

Gjatë vitit 2020 do të jeni më miqësorë me të tjerët dhe kështu do të tërhiqni pas vetes më shumë njerëz. Në aspektin profesional duhet të punoni më shumë për të fituar besimin e të tjerëve. Viti do të jetë disi konfliktual. Vetëm të mira do të vijnë, nëse nuk i refuzoni sfidat. Objektivat personalë janë një mënyrë e mirë për t’u motivuar. Në aspektin financiar do të jeni me shumë fat, aq sa edhe do të kurseni. Nuk do të jeni edhe aq energjikë, ja pse duhet të merreni më shumë me aktivitet fizik. Pika juaj e dobët është metabolizmi i ngadaltë. Për këtë arsye duhet të krijoni një rutinë më të vrullshme. Nëse doni që jeta juaj të ndryshojë, shfrytëzojini mundësitë. Bëni kurajë. Ndryshimi mund të jetë i frikshëm, por gjatë vitit 2020 sa më shumë ndryshime të ketë, aq më mirë do të jetë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor