Gaforrja 8 Janar 2019

Mujor MARS

Gaforrja

Disa nga aktivitetet që bëni do të ndërpriten ose do të ndryshojnë. Bëni një plan me strategjitë e duhura dhe mendoni për diçka të re. Marsi ju dhuron forcën e Diellit, i cili do të qëndrojë aktiv në shenjën tuaj deri në datën 20. Venusi ju mbron shumë. Shumë shpesh nuk jeni aspak tolerantë, pasi bashkëpunimet tuaja po marrin fund të gjitha. Ne ju këshillojmë që të pranoni edhe punë të paguara më pak nga ç’synoni ju, sidomos ata që janë profesionistë të pavarur. Edhe gjysma e dytë e vitit do të karakterizohet nga problemet në aspektin profesional, por ju do të arrini ta gjeni qëndrueshmërinë. Në familje ndiheni të tensionuar, pasi shumë shpenzime dhe shumë njerëz varen nga ju. Nëse njëri nga ju ka pranuar një pozicion të rëndësishëm, do të kuptojë se po punon me njerëz aspak të besueshëm, madje do t’ju duhet ndihma e një avokati për të zgjidhur gjërat. Projektet e reja ecin shumë ngadalë. Nuk ka asgjë të re në horizont.

Në aspektin sentimental gjërat shkojnë më mirë, sidomos nëse krahasojmë gjendjen me shkurtin. Dashuria do t’ju shpëtojë nga disa situata të pakëndshme. Ju duket sikur s’ju kupton njeri dhe sikur bota është ndryshe për ju. Lidhjet e reja nisin në formën e lojës. Ata që kanë lidhje në largësi, edhe mund t’i japin fund. Disa lidhje do të marrin fund pa shumë vuajtje. Ata që vendosin të martohen, duhet të jenë shumë të sigurt në atë që duan. Nuk është se mungon dashuria, por me mijëra dyshime mbizotërojnë në marrëdhënien tuaj. Mërkuri do të jetë i favorshëm për ju pas datës 16.

Do të ndiheni nën presion për shkak të problemeve profesionale dhe personale. Mund të bëni disa ditë pushim, nëse kuptoni se ka vërtet nevojë për reflektim për çka do të bëni të nesërmen.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor