Demi 8 Janar 2019

Mujor MARS

Demi

Ju kujtoj se fillimi i vitit do të jetë shumë i favorshëm për një rilindje në aspektin profesional. Në datën 5 kalon edhe Venusi në shenjën tuaj, përveç Marsit që vazhdon t’ju mbështetë. Gjatë dy muajve të fundit keni arritur suksese të vogla. Eprorët ju vlerësojnë shumë, ja pse ju ofrojnë projekte të reja. Mos kini frikë nga nismat e reja. Të lindurit e kësaj shenje bëhen gjithnjë e më mosbesues me kalimin e kohës. Nëse në të njëzetat janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, te të dyzetat ndihen shumë më të pasigurt edhe ndaj ndryshimeve më të vogla. Nuk ju mungon asnjëherë dëshira për të jetuar sipas rregullave që i vendosni vetë. Vizioni juaj për të ardhmen është shumë optimist, sidomos në lidhje me projektet e reja të marsit. Në datën 9 do të merrni një telefonatë apo një propozim vërtet interesant. Tani e ndieni më pak peshën e përgjegjësisë dhe jeni më të çliruar.

Marsi do të jetë një muaj shumë pasionant që ju fton të njiheni me njerëz të rinj pa shumë dyshime. Do të jetë një periudhë e favorshme që çiftet e lidhura prej kohësh të planifikojnë martesën apo bashkëjetesën. Nëse s’mbyllen brenda në shtëpi, beqarët do të jenë më tërheqës se kurrë dhe njohjet e veçanta s’do të mungojnë. Përpos Marsit, në datën 19 do të bashkohet edhe Jupiteri dhe Saturni me dashamirësinë e tyre. Pjesa e dytë e muajit do të jetë e përsosur në fushën e ndjenjave. Nëse ka diçka që nuk shkon në një marrëdhënie, mos ngurroni t’i jepni fund, pasi me këto yje mundësitë që të mbeteni vetëm janë të pakta. Disa nga ju do të duan t’i kthehen një dashurie të hershme, por reflektoni nëse kjo ia vlen vërtet.

Këtë vit do të dëgjoni trupin tuaj dhe do t’i plotësoni çdo kërkesë. Nëse deri para pak kohësh ndiheshit të tensionuar dhe përgjegjës për gjithçka, tani disa gjëra ua keni deleguar të tjerëve që t’i kushtoni më shumë kohë vetes. Nëse doni të mbani dietë, duhet të këshilloheni patjetër me një mjek, pasi ushqimi është pika juaj e dobët.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor