Demi
Mërkuri do të largohet nga shenja juaj, por nuk do t’ju braktisë. E gjithë puna që keni bërë për të zgjeruar aktivitetin tuaj, dhe njerëzit që keni propozuar për vende të caktuara pune, tani do të japë frytet e saj. Në javët në vazhdim do të merrni ndihmë konkrete dhe atë shtysën e nevojshme për të bërë përpara. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar sezonin e ri, që do t’ju gjejë gjithmonë e më të vendosur të ndiqni objektivat tuaja. Pritet që të keni një verë të lodhshme, por të frytshme.