Dashi 8 Janar 2019

Vjetor 2019

Dashi

Sikurse Luani dhe Shigjetari që drejtohen nga Marsi, edhe Dashi është një shenjë që mbështetet tek ai. Muajt e parë do të jenë më të lehtë se viti që po lëmë pas, por pikërisht në këta muaj duhet të reflektoni mbi jetën tuaj. Gjatë katër muajve të parë do të paraqiten mundësitë më të mira. Dy Hëna të reja do të hyjnë këtë muaj në shenjën e Dashit, më datë 21 mars dhe më 19 prill. Mes këtyre datave keni mundësi për të nisur një jetë të re, të shpërnguleni diku, të nisni karrierën, të mbroni kauzat tuaja personale me më shumë entuziazëm e kurajë.

Njësoj si në 2018, gjatë qershorit do të keni sërish probleme në familje. Priten shpenzime në familje gjatë prillit dhe majit. Kohët e fundit mund të keni blerë një tokë, për të cilën duhet të investoni. Priten përfitime financiare gjatë shtatorit falë ortakërive dhe bashkëpunimeve. Kohët e bukura në sferën e ndjenjave priten pas muajit gusht. Gjatë shtatorit katër planetë kalojnë në shenjën tuaj, por më shumë rëndësi ka Jupiteri. Nëse jeni në kërkim të një partneri/eje, duhet të udhëtoni ose të dilni nga rrethi shoqëror i zakonshëm. 14 tetori do të jetë një ditë e veçantë për ju.

Sa për karrierën tuaj, duhet të përpiqeni shumë që në fillim të vitit dhe disa nga ju do të marrin propozime për vende të reja pune. Muajt më të favorshëm janë prilli dhe maji, kohë kur do të lidhni kontrata me rëndësi. Në mars dhe korrik do të kaloni vështirësi nga ana shëndetësore, sidomos në dietën që mbani. Bëni shumë kujdes në dhënien e makinës në fund të prillit dhe fillim të majit. Mos harroni se shpejtësia dhe veprimet e nxituara lëndojnë shumë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor