Dashi 8 Janar 2019

Mujor MAJ

Dashi

Saturni s’duhet ta bllokojë kurrsesi zhvillimin tuaj. Në këtë periudhë do të vini re një ndryshim të madh krahasuar me vitin e kaluar. Shumë nga kërkesat tuaja janë pranuar. Maji do të nisë si jo më mirë, sepse Mërkuri dhe Venusi do të futen në shenjën tuaj zodiakale, por do t’u bashkohet edhe Marsi me Jupiterin më vonë. Mundësi të mira për të fituar më shumë të ardhura. Gjithçka varet nga vullneti juaj. Do të çliroheni nga një barrë e madhe gjatë kësaj periudhe të bukur. Kushtet për të nisur një projekt të ri janë më se të favorshme. S’e keni aspak në karakter të dorëzoheni. Rreth datës 7 do të merrni një lajm të mirë. Gjysma e dytë e majit s’do të jetë kaq aktive, prandaj shmangini debatet rreth datës 22, sidomos me eprorët apo bashkëpunëtorët. Mendohuni dy herë para se t’i jepni fund diçkaje.

Dashuria është sërish protagoniste në jetën tuaj. Marrëdhëniet që kanë lindur në fund të prillit janë shumë të rëndësishme. Të gjithë planetët do të jenë në favorin tuaj më datë 2. Bëhuni gati të merrni një mesazh të veçantë, por edhe vetë ju mund të bëni një deklaratë dashurie duke shprehur ndjenjat tuaja. Ndonjëherë, duhet të ndaleni e të mendoni se çfarë po përjetoni dhe të dëgjoni zemrën. Saturni ju këshillon të mos rrezikoni shumë në fushën sentimentale. Shumë herë, keni humbur kohë më kot duke i bërë vend në jetën tuaj një personi negativ që ju keni dashur ta ndryshoni. Por tani duhet të tregoheni më dashamirës ndaj vetes.

Nuk jeni më në gjendje të vështirë si në fillimet e vitit. Gjendja do të përmirësohet pas datës 21. Fundi i muajit është periudha e përsosur për të nisur trajtimet e ndryshme estetike.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor