Pjata kryesore 7 Janar 2019

Pulë fshati me rosnica, receta tradicionale që e shijojnë të gjithë

Pjata kryesore

rosshniiii

Nga Erion Gumeni/Fotografia Armand Habazaj

E dimë që fillimi i muajit ju ka gjetur me pjatat plot, e ndoshta shumë prej jush ndihen të tejngopur nga ëmbëlsirat dhe mishi. Por kur bëhet fjalë për pulën e fshatit, është e vështirë t’i rezistosh tundimit për të mos e gatuar apo ngrënë. Receta e sotme është tejet e njohur, por mbi të gjitha e shijshme dhe e pëlqyer nga të gjitha grupmoshat.  Dikur, roshnicat ishin mjaft të përdorshme në mënynë e përditshme. Zona të ndryshme të Shqipërisë i gatuajnë në mënyra të ndryshme; dikush i bën në tavë balte, dikush tjetër si gjellë me lëng, një tjetër i përdor krejt të thata apo vetëm me pak krem. Këtu po ju sjellim variantin e Erionit

PËRBËRËSIT PËR 6 PERSONA: 1 pulë fshati , mustardë, vaj ulliri, 500g roshnica, gjalpë, uthull e bardhë, 1 litër lëng pule.

Presim pulën në copa të vogla dhe e marinojmë me mustardë, vaj ulliri, kripë, piper dhe uthull të bardhë për 30 minuta. Ndërkohë, skuqim roshnicat në pak gjalpë dhe i hedhim lëng pule në masën 1 roshnicë, 2 masa lëng dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë. Pjekim copat e pulës në prush dhe e shërbejmë sipër roshnicave. Shërbehet e nxehtë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor