“Ferma VIP”, Valeri tregon fillimet në modeling: Kam bërë foto të guximshme, lija nam!
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Kemi vendosur këto ditë që t’ju sjellim vetëm receta të lehta për t’u përgatitur dhe tretur, kështu që keku me limon dhe vaj ulliri është receta ideale për këto ditë të ftohta dirmi. N.q.s doni të shijoni ashtu si duhet, mos harroni të përdorni vaj ulliri të cilësisë së mirë!
Përbërësit për tavë me diametër 22 cm ose drejtkëndëshe 25 x 11 cm: ● 170 g sheqer, ● 190 g miell, ● 3 vezë, ● 90 g kos me fruta ose i bardhë, ● 80 ml vaj ulliri me shije delikate, ● 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16g) dhe ● 2 limona bio – lëngu dhe lëkura e grirë në rende; për shurupin duhet: ● lëngu i 1 limoni, ● 80 g sheqer, ● 100 ml ujë.
Përgatitja: Ndezim furrën në 160° C. Në një tas, rrahim vezët me sheqerin me rrahësen e vezëve me dorë për 2 minuta. Shtojmë kosin, lëngun e 2 limonëve, vajin dhe i përziejmë edhe këto për 1 minutë. Shtojmë me sitë miellin dhe sodën, por këto i përziejmë me lugë druri ose spatul. Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim në furrë për 30-40 minuta ose aq sa, kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dale e pastër. Ndërkohë, përgatisim shurupin: Në një tenxhere të vogël, hedhim përbërësit e shurupit dhe e lëmë në zjarr të marrë valë për 10 minuta. E heqim dhe e lëmë mënjanë të vaket. Kur keku të jetë pjekur, e shpojmë me kruajtëse dhëmbësh në sipërfaqe dhe e lagim me shurupin e vakët, nëse keku është i nxehtë.
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...