Astroliving 28 Dhjetor 2018

Vëmendje/ Paolo Fox parashikon muajin më fatsjellës të çdo shenje horoskopi për 2019-n

Astroliving

201934

Dashi
Muajt e parë do të jenë më të lehtë se viti që po lëmë pas, por pikërisht në këta muaj duhet të reflektoni mbi jetën tuaj. Mes datës 21 mars dhe më 19 prill keni mundësi për të nisur një jetë të re, të shpërnguleni diku, të nisni karrierën, të mbroni kauzat tuaja personale me më shumë entuziazëm e kurajë. Kohët e bukura në sferën e ndjenjave priten pas muajit gusht. 14 tetori do të jetë një ditë e veçantë për ju.
Demi
Këtë vit do t’ju vijnë në ndihmë më shumë planetë sesa vitin e kaluar. Bëni kujdes me shpenzimet gjatë 5-6 muajve të parë të vitit. Tregohuni të zgjuar dhe kurseni nëse mundeni, sepse ky vit do të karakterizohet nga vendime të rëndësishme financiare. Data 17 maj do të ketë një rëndësi të veçantë. Fundi i nëntorit dhe dhjetori do të shënojnë një zhvillim të suksesshëm. Gushti dhe shtatori do të jenë më të bukurit në fushën e ndjenjave, ndërsa maji është muaji i ndryshimeve.
Binjakët
Binjakët drejtohen nga Venusi dhe këtë vit do t’i përqendrojnë të gjitha energjitë në kërkim të një vendi pune apo të një ndryshimi në interes profesional. Venusi do të qëndrojë në shenjën tuaj nga data 4 prill deri më 7 gusht, ja pse kjo periudhë është më e favorshmja për ju. Venusi ndikon te paratë, te ndjenjat, te marrëdhëniet tuaja dhe pikërisht në këto sfera ju kërkoni përmirësim.
Gaforrja
Deri në marsin e 2019-s do të ndiheni sikur gjërat gjithmonë vonohen për ju. Fillimi i vitit do të jetë një provë e rëndësishme për karakterin tuaj. Vendimet e marra gjatë periudhës 15 janar-2 shkurt do të ndikojnë shumë në pjesën tjetër të vitit. Gushti dhe shtatori janë të favorshëm për takime dhe mundësi të reja.
Luani
Të gjitha zhvillimet në jetën tuaj personale ndodhin gjatë periudhës fundqershori e deri në fillim të tetorit. Shtatori dhe tetori janë muajt më të favorshëm për financat tuaja. Gjatë janarit dhe shkurtit do të njihni njerëz të rinj, të cilët do të kenë ndikim të madh në jetën tuaj personale. Gjashtë muajt e dytë të vitit janë më të mirë se të parët.
Virgjëresha
2019 ka të gjitha elementet për të qenë një vit i veçantë, si në aspektin e rritjes personale, por edhe për marrëdhëniet. Në fillim të prillit mund të lidhni një ortakëri, e cila me pak fat, do të shënojë një sukses të jashtëzakonshëm personal. Romancat janë të favorizuara gjatë majit. Eklipsi diellor i datës 14 tetor do të shënojë një ditë të veçantë për ju.
Peshorja
Ky do të jetë një vit shumë krijues dhe artistik për të gjitha Peshoret. Deri në muajin shtator, praktikisht, jeni arkitekti i fatit tuaj. Më 25 shtator, Jupiteri hyn në shenjën tuaj dhe gjithçka do të përqendrohet më shumë në arritjet personale. Gjatë majit dhe qershorit bëni kujdes me shpenzimet, sepse edhe jeta juaj sociale do të ndikohet nga kjo gjë. Venusi luan një rol të rëndësishëm dhe për rrjedhojë, në fund të tetorit e deri në fund të nëntorit është periudha më e favorshme për ndjenjat.
Akrepi
Akrepat gjatë 2019-s do të përqendrohen te sipërmarrjet e reja. Pa ju, asgjë s’do të lëvizë. Ky është viti ideal për t’i thënë lamtumirë së shkuarës dhe të jeni të hapur ndaj ndryshimeve. Sa më shpejt ta bëni këtë, aq më e lehtë do të jetë jeta për ju. Marsi është muaji i duhur për të falur të tjerët. Shtatori do të jetë muaji më i favorshëm.
Shigjetari
Jupiteri do të tërhiqet në prapavijë që prej datës 4 janar e s’do të zhvendoset deri më 5 maj. Nuk do ta keni aspak të lehtë këtë periudhë, sepse do të hiqni dorë nga shumë gjëra. Optimizmi kthehet në shtator dhe jeta do të duket më e bukur. Fusha e ndjenjave duket se është më e favorizuar, pasi Venusi do të qëndrojë gjatë në shenjën tuaj.
Bricjapi
Bricjapët do ta nisin vitin me disa pasiguri, për shkak të një vendimi që nuk e keni marrë dot gjatë dhjetorit të vitit 2018. Në mars do të futeni në një periudhë reflektimi. Gushti dhe shtatori do të shënojnë një periudhë të mbushur me harmoni. Ujori
Në shenjën tuaj do të jetë vetëm planeti i Neptunit këtë vit, i cili do të ndikojë më shumë tek personat që kanë lindur mes datave 1-7 shkurt. Mesi i majit do të shënojë një periudhë ngërçi. Periudha qershor-tetor është vendimtare për krijimin e një marrëdhënieje të shëndetshme. Në periudhën 26 gusht-10 shtator do ta keni të vështirë të kuptoheni me partnerin/en.
Peshqit
Gjatë vitit 2019 do të ndodhin shumë ngjarje të pazakonta për të lindurit në këtë shenjë. Periudha janar-mars është e duhura për të promovuar idetë tuaja. Gjatë majit do të ndiheni të zhgënjyer, ngaqë ju kanë bërë shumë premtime, por shumë pak kanë vepruar. Nëse flasim për fushën e ndjenjave, ky do të jetë viti më emocionues, gjatë të cilit do të zini miq të rinj për kokë. Do të kuptoni më në fund se marrëdhëniet e së shkuarës i përkasin pikërisht asaj periudhe dhe ju duhet të ecni përpara.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor