Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Pjesëmarrëset gra të këtij studimi ranë dakord se mënyra se si aplikohet tualeti rrit bukurinë e tyre dhe i bën ato të duken më të shëndetshme duke zvogëluar të gjitha mundësitë për të vënë në pah defektet e vogla që mund të kenë. Veprimet që duhet të evitoni janë këto:
Mos aplikoni kurrë fondatinën në lëkurë të thatë: Shumë gra bëjnë gabim kur aplikojnë fondatinën në lëkurë plotësisht të thatë. Hapi i parë është të vihet hidratuesi dhe herë pas herë fytyra të rifreskohet me hidratues në formë të lëngshme
Aplikimi i buzëkuqit mat në buzë të thata: Nëse buzët tuaja do të duken me viza dhe pas vendosjes së një buzëkuqi kjo do të thotë që ato kanë qenë shumë të pahidratuara dhe zgjedhja e një buzëkuqi mat është zgjidhja më e gabuar. Gjëja më e mirë që mund të bëni është shtimi i një zbutësi buzësh përpara se të vendosni buzët e kuq.
Mos ndërrimi i fondatinës kur rritesh në moshë: Ndërsa ju rriteni, shumë gjëra ndryshojnë - duke përfshirë elasticitetin e lëkurës tuaj. Kjo do të thotë se fondatina që keni përdorur kur ishit më i ri mund të nxjerrë në pah zona të fytyrës që kanë ndryshuar.
Mos përhapja e tualetit në pjesën e qafës: Shumë gra harrojnë që pjesa tjetër e lëkurës e dukshme është dhe qafa. Ky zakon i keq krijon një ndarje të shëmtuar dhe të dukshme. Ndaj nëse jeni duke përdorur fondacion të lëngët ose pluhur, mos harroni të aplikoni disa prej tyre në pjesët e poshtme të fytyrës tuaj deri në mes të qafës tuaj.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...