Kujdesi per fytyren 27 Dhjetor 2018

Nga fytyra e thatë deri tek ajo me tendencë akneike, katër maska me banane për të gjitha llojet e lëkurës

Kujdesi per fytyren

bananne

Maskat me bazë kryesore janë hidratuese, ushqyese dhe ideale për fytyrat e thata, me yndyrë dhe mikse. Gjithçka që duhet të bëni është të shtypni bananen derisa të bëhet si pelte dhe ta aplikoni në fytyrë, por ndryshojnë përbërësit për tipet e ndryshme të lëkurës, ndaj gjeni më poshtë maskën që ju përshtatet juve.
Maskë me banane për fytyrat e yndyrshme
Kjo maskë do të mbajë nën kontroll prodhimin e yndyrës duke e përthithur këtë të fundit !
Përbërësit:
Një banane mesatare
Një lugë gjelle mjaltë
Një lugë çaji lëng limoni
Përziejini përbërësit derisa të arrihet një masë homogjene dhe aplikojeni maskën në fytyrë për 15 minuta.
Maska për fytyrën e thatë
Duke patur një fytyrë të thatë, hidratimi është ajo për të cilin keni nevojë ! Përzierja e bananes me avokadon e cila është e pasur në acide yndyrore do të hidratojë në nivel qelizor lëkurën tuaj. Pas aplikimit të parë të kësaj maske do të shihni sesa e butë do të ndihet fytyra juaj.
Ajo që duhet të bëni është thjesht të përzieni gjysmë avokado e gjysme banane dhe këtë pastë ta aplikoni në fytyrë !
Maskë për fytyrat e ndjeshme
Përbërësit e mëposhtëm përfshirë bananet do të qetësojnë lëkurat e irrituara pas një trajtimi estetik apo pas ngacmimit të puçrrave
1 banane
¼ e gotës me kos
2 lugë çaji mjaltë
Përzieni të gjithë përbërësit e mësipërm dhe maskën aplikojeni si të gjitha maskat e tjera.
Maska për fytyrat e pritura ndaj akneve
Kjo maskë do të lehtësojë inflamimin e lëkurës e do të qetësojë puçrrat aktive nën lëkurë
1 banane e shtypur
½ lugë çaji me sodë buke
¼ lugës me shafran Indie
Aplikojini mirë përbërësit derisa të përzihen me njëri-tjetrin dhe aplikojeni maskën në lëkurën për 10 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe hidratojeni me një krem.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor