Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
A nuk jeni mërzitur duke e bërë gjithmonë në të njëjtën mënyrë gjelin e detit? Përdoreni pjesën e gjoksit të tij për rosto…Do të ndryshoni shijen dhe do të kënaqeni më shumë.
Përbërësit për 4 persona: 1 gjoks gjeli pa lëkurë rreth 500-600 g, 100 g kumbulla të thata, 100 g kajsi të thata, 100 g fiq të thatë, 200 g pançetë e tymosur në feta ose spek, 2-3 gjethe sherbele, 1 degë e vogël rozmarine, ½ gotë verë të bardhë afërsisht (ndoshta dhe diçka më tepër), 1 lugë gjalpë, vaj ulliri, kripë e piper.
Përgatitja: Ndezim furrën në 180°C. Frutat e thata i presim në copa jo shumë të vogla dhe i lëmë mënjanë. Mishin e shtypim me rrahësen e mishit në mes dy fletësh furre, për ta hapur sa më shumë e për ta bërë më të hollë. E spërkasim me kripë e piper dhe shtrojmë fetat e pançetës në gjithë sipërfaqen e mishit. Shpërndajmë frutat e thata, e rrotullojmë mishin role dhe e lidhim me spango kuzhine.
Në një tenxhere të madhe që ta nxërë rolenë e mishit, ngrohim gjalpin dhe 2 lugë vaj ulliri. Skuqim rolenë e mishit për pak minuta nga të gjitha anët, duke e rrotulluar me lugë që të mos e shpojmë, pasi humbet lëngjet po u shpua dhe mishi del i thatë në fund (mjaftojnë 5-6 minuta). E transferojmë mishin në tavë bashkë me yndyrën, shtojmë erëzat e grira, verën dhe e vëmë të piqet në furrë për 30 minuta. Pas 15 minutave që e kemi vënë tavën në furrë, e kthejmë mishin në anën tjetër, e lagim me lëngun e tavës dhe e lëmë të piqet dhe për 15 minuta të tjera. Sipas nevojës, shtojmë pak verë për ta lagur. Pasi mishi të jetë pjekur, e heqim nga furra dhe e lëmë të vaket dhe vetëm atëherë e heqim spangon. E presim në feta dhe e shërbejmë me kontorno, sipas dëshirës.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...