Astroliving 24 Dhjetor 2018

8 karakteristikat negative që personat e shenjës së Bricjapit nuk duan t'i pranojë kurrë

Astroliving

micacapris
1. Kontrollues: Bricjapi ka një sens të fortë të së drejtës dhe gabuarës. U pëlqen t'i bëjnë gjërat në atë mënyrë se si ata besojnë se është e drejtë dhe janë të prirur të ndikojnë të tjerët. Duan të kontrollojnë çdo gjë rreth tyre. Kjo mund të mos u pëlqejë të tjerëve. Bricjapi duhet të mësojë të respektojë mënyrën e të tjerëve, sepse ekziston gjithmonë më shumë se një mënyrë për t'i bërë gjërat.

2. Kokëfortë: Janë shumë ambiciozë dhe të vendosur, kanë gjithmonë objektiva për të arritur. Shpesh kjo trajtë shkon në kokëfortësi. Vendosin rregullat e tyre dhe nuk u pëlqen të marrin sugjerime nga të tjerët.

3. Pesimistë: Kanë një tendencë që të bëhen shpejt pesimistë. Janë pak të pasigurtë dhe mendojnë për veten se nuk janë mjaftueshëm të aftë. Për shkak të kësaj pasigurie ata shpesh dueht të provojnë që janë të dobishëm. Mund të bëjnë një jetë më të mirë nëse mësojnë të mos jenë pesimistë.

4. Materialistë: Është e rëndësishme për Bricjapin të jetë i rrethuar me gjëra materiale të mira, si një shpërblim për punën e tyre të lodhshme. Shpesh punojnë shumë në vitet e rinisë për të arritur siguri financiare dhe qetësi në moshë madhore. Janë shumë të dhënë në sigurinë e gjërave materiale, dhe mund ta humbasin besimin në vetvete nëse nuk janë mirë financiarisht.

5. Konservativë: Njerëzit e kësaj shenje do ndjekin normat e së drejtës dhe së gabuarës. Kanë konvencional dhe shpesh konservativ nga natyra. Janë të dhënë nga e shkuara, rrënjët dhe kujtimet e së shkuarës. Në fakt nuk ka gjë të keqe në këtë mes, për aq kohë sa bota e tyre konservatore nuk i çon ata drejt fanatizmit.

6. Të rezervuar: Zakonisht janë të turpshëm dhe të rezervuar. Kryesisht në rininë e tyre janë të prirur të jenë më tepër të mbyllur dhe vetë-mbrojtës. Më pas, pas viteve 30 mund t'i ndryshojnë të gjitha sjelljet njëkohësisht. Rrallë i ndajnë me të tjerët problemet e tyre, pavarësisht faktit se janë të gatshëm gjithmonë të ndihmojnë të tjerët.

7. Të veçuar: Bricjapët njihen se shpesh i mbajnë emocionet nën kontroll. Shpesh duken pa emocione. Përfshirja emocionale nuk është e thjeshtë për ta. Janë kontrollues dhe duhet të mësojnë të harrojnë të shkuarën dhe se ndonjëherë duhet të shkojnë pas turmës. Kanë grupime të vogla miqsh tek të cilët mbështeten për tërë jetën.

8. Arrogantë: U pëlqen të jenë në pozicione të larta. Kanë dëshirë të madhe të kenë pozicione lidershipi dhe fuqie, në mënyrë që të bëhen pjesë e qarqeve të larta. Sapo ta arrijnë, do fillonë të mendojnë lart për veten e tyre. Kjo sepse mendojnë se i bëjnë gjërat gjithmonë në mënyrën e duhur. Janë tejet ambiciozë, dhe kjo i bën ata egoistë në veprimet e tyre. Kanë dëshirë të madhe që t'i arrijnë qëllimet e tyre me çdo mjet. Kjo mund t'i bëjë ata shumë egositë pasi kanë tendencë që të armiqësohen me njerëzit gjatë orvajtjeve të tyre për të arritur qëllimet.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor