Kujdesi per fytyren 22 Dhjetor 2018

As të lajmë fytyrën nuk dimë/ ja gabimet trashanike që bëjmë sipas dermatologëve

Kujdesi per fytyren

fytyyrar
Larja e fytyrës duket si pjesa më pak e komplikuar nga e gjithë rutina juaj e bukurisë, por rezulton se disa zakone të femrave mund të shkaktojnë një sërë problemesh në lëkurë si tharje, acarim, skuqje etj. Për të shmangur këto shqetësime duhet të shmangni këto veprime:
1.Zgjedhja e produktit të gabuar
Pastruesi duhet të heqë tërësisht papastërtitë dhe makeup-in nga lëkura , por jo yndyrën natyrale apo qelizat e shëndetshme. Zgjidhni larës të butë , ose ujin micelar për të shmangur tharjen e lëkurës. Eleminimi i tepërt i yndyrës, vetëm nxit lëkurën që të prodhojë më shumë serum për të mbajtur lëkurën e hidratuar.
2. E lani shumë shpesh lëkurën
Larja e tepërt e lëkurës e than atë duke i dhënë një çehre pa jetë dhe pa shkëlqim. Duke e larë mbi 3 4 herë në ditë, ju nuk po e mbani më pastër atë, por po e dëmtoni në nivel qelizor.
3. Temperatura e gabuar e ujit
Miti: uji i ngrohtë hap poret dhe uji i ftohtë i mbyll ato. Realiteti është se poret nuk kanë muskuj të hapen dhe mbyllen. Uji i nxehtë mund të shpërbëjë vajrat natyrale, mbrojtësit e lëkurës tuaj dhe të çojë në mbi-tharje ose mbi prodhimin e sebum.
4. Bëni shumë shpesh scrub
Përdorni gishtat në vend të një furçe dhe mos e eksfoljoni lëkurën më shumë se 3 herë në jave. Pastrimi i lëkurës nga shtresat e vdekura është i rekomandueshëm nga dermatologët por çdo gjë me masë.
5. Harroni kremin hidratues
Pas çdo larjeje nuk duhet të harroni të vendosni një krem hidratues sipas tipit të lëkurës që keni.Këshillohet që kremi të vendoset brenda sekondave të para pasi të lani në fytyrën në mënyrë që poret ta përthithin më mirë !
6. Mos përdorni produkte me përbërës irrituese
Qëndroni larg produkteve përbërja e të cilëve ju acaron lëkurën. Kini kujdes nga aromat, ngjyryesit, përbërësit sintetike si Parabena, sulfate natriumi lauryl etj.
7. Mos e fërkoni fytyrën fort me peshqir
Fërkimi dhe materiali i peshqirit vë në rrezik elasticitetin e lëkurës. Ju duhet vetëm të thani lëkurën dhe jot a fërkoni fytyrën me peshqir.
8.Përdorini kremrat dhe serumet menjëherë pas larjes së fytyrës kur ajo është pak e lagësht.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor