Kujdesi per trupin 20 Dhjetor 2018

Si të trajtoni në kushte shtëpie strijat dhe çarjet e lëkurës në bark dhe kofshë

Kujdesi per trupin

Smagliature

Shtatzënia, luhatjet drastike të peshës dhe përdorimi i medikamenteve të caktuara që pengojnë prodhimin e fibrave të kolagjenit janë përgjegjësit kryesorë për shfaqjen e strijave, duke i dhënë lëkurës një pamje si të grisur, për të cilën shpeshherë femrat ndihen të turpëruara dhe mundohen ta ekspozojnë sa më pak atë. Strijat mund të shfaqen kudo: në stomak, vithe, kofshë, pulpë, krah dhe gjoks.

Me pak ndihmë nga natyra ju mund t’i eliminoni ato nga trupi juaj. Së pari duhet të përcaktoni një regjim ushqimor të shëndetshëm (fruta, perime, mish i bardhë, peshk dhe sa më shumë ujë), si dhe sa më shumë aktivitet fizik (ecje, vrap dhe not). Por krahas tyre , mund të përdorni edhe trajtimin e mëposhtëm. Për të realizuar kremin e mëposhtëm ju nevojiten: 1 lugë gjelle xhel Aloe Vera, 2 karota mesatare të ziera, 5 lugë gjelle ujë, 5 pika vaj esencial bajamesh, 1 lugë gjelle pure avokadoje dhe 10 pika vaj të trëndafilit të egër. Fillimisht duhet të kaloni në frulator karotat e ziera me ujin. Më pas shtoni një nga një ingredientët e tjerë derisa të formohet një masë homogjene. Përhapeni të gjithë masën mbi lëkurë, duke masazhuar vazhdimisht (për gati 30 minuta) zonat ku keni strija. Masazhimi aktivizon qarkullimin e gjakut dhe nxit enzimat e lëkurës të prodhojnë kolagjen. Kjo maskë duhet përdorur dy herë në javë derisa të arrini rezultatet e dëshiruara.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor