Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
NGA: SANTANA ÇOMORA / FOTOGRAFIA: EDVINA META
Ato janë tri motra: Danjela, Klodiana dhe Enkelejda. Të tria të ndryshme, por jo aq sa të mos dallosh tipare të njëjta te njëra-tjetra dhe të mos e kuptosh që janë pjesë e një familjeje. Në fakt, ngjashmëria më e madhe është mes dy motrave të mëdha, Danjelës dhe Klodit, pasi e vogla, Enke, siç e thërrasin ato është shumë më ndryshe. Gjithsesi, po t’i shohësh me vëmendje, e kupton aty për aty se kanë dalë nga i njëjti bark. Unë parapëlqej t’i cilësoj si motrat Kapo ose me epitetin tre muskëtjeret.
I njoh që të vogla, më shumë Klodin, me të cilën më ka lidhur puna e më pas dhe shoqëria. Bashkë nisëm profesionin e gazetarisë shumë vite më parë e që atëherë ajo binte në sy për një stil tërësisht ndryshe. Më vonë kuptova që pas saj qëndronin dhe dy motra të tjera, njëra më e veçantë se tjetra. Sot, ato janë tri shoqe e nëna, që përveç bisedave mes motrash ndajnë dhe një
pasion të përbashkët: të vishen bukur e me stil.
Një shprehje e urtë popullore thotë: “Kush ka vajza, botën ka”, porse në rastin e motrave tona, vlen të themi: “Kush ka motra, botën ka”. Ato janë të tria në çdo kohë, ndajnë çdo hall a problem dite, këshillohen me njëra– tjetrën për ndonjë vendim që duhet të marrin, janë teze të mira të nipërve dhe mbesave të tyre e mbeten shoqe të ngushta. Edhe shtëpitë i kanë afër. Nëse qëndron vetëm disa çaste me to kupton se janë shumë të lidhura, i hedhin thumba njëra–tjetrës e ngacmohen, sikur koha të ketë ndaluar, e ato të kenë mbetur fëmijë. Ndoshta, nëna e tyre ka ditur të krijojë atmosferën e duhur, duke iu ushqyer çdo ditë dashurinë. Ato edhe fundjavat i kalojnë gjithmonë bashkë, mes familjeve respektive. Tri motrat tregojnë dhe çaste të tjera mes tyre, atëherë kur grinden si dikur, në vegjëli, por gjithçka shuhet në momentin kur ka mirëkuptim, dashuri dhe tolerancë. Klodi është më e drejtpërdrejta dhe kjo vihet re edhe gjatë shërbimit fotografik. Ashtu siç ndodh mes motrash, edhe ato diskutojnë se ç’do të veshë njëra dhe ç’do të veshë tjetra. Para realizimit të këtij shërbimi fotografik hapëm një grup në Whatsapp për të parë veshjet e secilës e për të vendosur edhe vendin. Ditën që do të bëhej shërbimi, Danjela dhe Enke i trokitën që pa gdhirë në derë Klodit dhe i zbrazën gjithë dollapin, duke i thënë se nuk ishin të bindura për veshjen. Kjo e fundit tregon me të qeshur se për një moment i erdhi t’i nxirrte jashtë që të dyja. Këto janë motrat, pasqyrat e njëra– tjetrës. Ndonjëherë, situatat e humorit e forcojnë më shumë lidhjen e tyre.
DANJELA – Motra e madhe
Kush mendon se ka stil më shumë se tjetra?
Danjela: Klodi apo Enke? - Enke
Klodi: Danjela apo Enke? – Danjela
Enke: Danjela apo Klodi? - Enke
Danjela duararta sot ka një biznes të sajin. Pasi u specializua në Itali për mirëmbajtjen
e shëndetit të flokut, në një akademi prestigjioze, u rikthye në Shqipëri me një ëndërr, ndërtimin e një akademie me produkte ekskluzive për trajtimin dhe kurimin e flokëve. Danjela ka një brend me produktet e saj dhe drejton një biznes të rëndësishëm. Shija, estetika, e bukura janë pjesë jo vetëm e punës, por edhe e paraqitjes së saj. Ajo prej vitesh kuron imazhin. Mes punëve të shumta, ajo gjen kohë të vishet me shije, pa u sforcuar. I vjen natyrshëm të jetë gjithmonë e ndjekur nga sytë e të tjerëve. Nëse e sheh në rrugë, e dallon sakaq, o për kapelat, o për syzet që nuk i heq kurrë. Janë armët më të forta të saj. Duhet thënë që për të mbajtur një kapelë, duhet të kesh dhe guxim në stil, e kjo gjë asaj nuk i mungon. Në jetën e përditshme, si një femër në biznes, ajo preferon fustanet, qoftë ata të gjatë apo të shkurtër. Ka një stil
unik, të sajin. Ndonjëherë, habitesh se si mund ta shndërrojë aty për aty një veshje, në një veshje tjetër, duke i dhënë një stil Danjele.
KLODIANA –Motra e mesme
Cila është ajo gjë që nuk do ta vishnit kurrë?
Danjela: këpucët me platformë
Klodi: golfet
Enke: fustanet me gur
Klodi është vajza e qeshur dhe e ëmbël. Ajo është gazetare. Një punë që i ka dhënë gjithmonë kënaqësi, edhe pse ky profesion njihet për vështirësitë e veta. Prej dy vitesh, Klodi është drejtuese e departamentit të marrëdhënieve me publikun në “World Vision”, një organizatë, e cila ka në fokus fëmijët dhe është e shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Kjo punë i jep po aq kënaqësi sa puna në terren, edhe pse gazetaria herë pas here e ngacmon fort. Klodi është më klasikja në stil, ku qëndron mirë eleganca e saj, me pak sportivitet. Ajo di t’i ndërthurë këto stile, por i pëlqen klasikja pa kohë. Një nga aksesorët e saj të preferuar janë rripat, që nuk i ndan asnjëherë nga gardëroba, qofshin këta të hollë apo të trashë. Po dhe xhaketat janë një pikë e fortë e saj. I preferon t’i veshë si me pantallona, fustane apo funde.
ENKELEJDA –Motra e vogël
Cili është trendi që ju pëlqen më shumë të triave?
Këpucët kauboj (në një zë)
Merrni nga njëra– tjetra, siç ndodh mes motrash?
- “Jo” - thonë dhe qeshin. “Ndoshta është Klodi ajo që merr gjithmonë nga ne të dyja, – shton Danjela me Enkelejdën,
- por ne nuk lëmë asnjë dasmë apo eveniment pa u këshilluar me njëra– tjetrën. Kemi dhe një grup të përbashkët e aty sugjerojmë apo marrim mendime të përbashkëta.”
Enke është vajza e vogël e familjes Kapo. Për Enken mund të flisja pa fund. Më pëlqen natyra e saj, rebele dhe e guximshme, sepse janë tipare që sinkronizohen shumë bukur me atë çka ajo transmeton nëpërmjet veshjeve të saj. Ndoshta ajo është një nga vajzat më me stil të Tiranës. Mbetet fanatikja e këpucëve, çantave dhe pantallonave. Guxon dhe pëlqen që të krijojë reagime tek të tjerët. Prej vitesh punon në Arkivin e Shtetit. Danjela ka qenë pak a shumë muza e saj, derisa nga mosha 18-vjeçare arriti të gjente stilin e saj. Është natyrë sportive, aq sa mund ta gjesh me tuta gjatë gjithë kohës, por edhe brenda atij sportiviteti do të ketë një element sharmant që ta dallojë nga të tjerët. Pëlqen të luajë jo vetëm me stilet, por dhe me ngjyrat. Ky është çelësi i suksesit të stilit të saj.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...