Kujdesi per fytyren 18 Dhjetor 2018

Çfarë është "barriera" e lëkurës dhe si ta kuptoni nëse e keni të dëmtuar

Kujdesi per fytyren

lekurura

Të gjithë e dimë nga biologjia e klasës së shtatë që lëkura është organi më i madh në trupin tonë dhe se është mbrojtja jonë më e mirë kundër agjentëve të jashtëm. Por kush e mendon se produktet që përdorim për të mbajtur çehrën tonë në “gjallë” dhe lëkurën të shkëlqyeshme po dëmtojnë në nivel qelizor atë që quhet barriera e lëkurës?
Çfarë është, saktësisht kjo? Barriera e lëkurës përbëhet nga shtresa e parë e qelizave të lëkurës dhe yndyra natyrale e kësaj të fundit.
Ju mund ta mendoni “barrierën” si një mur me tulla: Qelizat janë tulla, dhe lipoidet (serumi i lëkurës) është ajo që mban bashkë “tullat” ! Ky mur funksionon si një pengesë mbrojtëse nga irrituesit e mjedisit dhe mikrobet e dëmshme, por njerëzit nuk dinë se është gjithashtu shumë e depërtueshme dhe delikate.
Si mund ta kuptoni nëse “barriera” e lëkurës tuaj është dëmtuar. Nëse vini re se lëkura juaj është e përflakur, e thatë ose e dehidratuar deri në atë pikë sa duket si me kore , atëherë shtresa e parë e lëkurës është dëmtuar mjafuteshëm. Në këtë moment lëkura priret të vuajë nga aknet apo puçrrat e inflamuara. Produktet e kujdesit të lëkurës me përbërës shumë të ashpër, mbi-eksfoljimi dhe mjediset ekstreme (si të ftohtit ose era) mund të çojnë në probleme të tilla.
Për të ruajtur një barrierë të shëndetshme të lëkurës, duhet patjetër të hiqni dorë nga produktet që eleminojnë yndyrën e lëkurës, acidet e fortë ose pastruesit me alkool.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor