Dekorime 15 Dhjetor 2018

Këtë vit frymëzohuni nga natyra, disa ide si të dekoroni shtëpinë për festa/ fotogaleri

Dekorime

koere

Material nga Jana Hyka,arkitekte.

Po prisni sezonin e pushimeve 2019?Keni menduar për dekorin e ambienteve tuaja ? Ky është pikërisht viti kur Nëna Natyrë me Santa Claus do të jenë të pandarë në tendencën e dekorit të festave të këtij fundviti.

Modelet frymëzohen nga natyra, duke përfshirë, mbi të gjitha, materialet natyrore si: druri dhe figurinat me të;degët e pemëve dhe gjethet;metalet si bronzi dhe xunkthi,të cilët ruajnë ngjyrën e tyre karakteristike shoqeëruar nga ornamente të arta;qeramikat e pikturuara në motive;qelqurinat e palyera dhe puplat.Të pashmangshme mbeten dekorimet halore natyrale të bredhit dhe pishës shoqëruar nga qirinjtë.Ambjentet parashikohen të jenë sa më të lehta në dekor ,duke lënë hapësirë meditimi dhe qetësie vizuale.

janahyka
Elementët e dizajnit përfshijnë forma minimale,të cilat mund te krijohen vetë prej jush duke perdorur materiale të thjeshta të tilla si kartoni, tela dhe letër, fleta druri, topa leshi,porcelan i rremë me modele tradicionale, zbukurime prej qelqi transparentë dhe kone me pluhur me dëborë të bardhë.Kështu mund të zgjidhni materiale të riciklueshme duke I bëre festat sa më të ndërgjegjësuara ndaj ambientalismit.

qelqurinea
Pyetja e parë që vjen në mend - cilat janë ngjyrat e dekorimit të Krishtlindjeve?


Këtë vit ngjyrat e modës ndryshojnë në rangun e toneve rustike,romantike e natyrore.
Tradicionalisht ngjyra e Krishtlindjeve është e kuqja e ndezur ,por për këtë vit Pink është e kuqja e re.
Kjo ngjyrë krijon harmoni dhe shpesh lidhet me butësinë.
Ndërsa,në stilin skandinav,që njihet për komoditetin,thjeshtësinë dhe pastërtinë që krijon, mbizotërojne ngjyrat neutrale si gri,e bardhë dhe bezhë dhe kjo I bën lehtësisht të kombinueshme ambjentet e shtëpisë suaj.

pakokao

Por keni menduar ndonjeherë për Krishtlindje të gjelbërta,të ullinjta deri ne blu oqeanike ?
Meqë,2019 do të jetë sezoni I Nënës Natyrë dhe ndonjëherë kemi ndjenjën se e kemi humbur lidhjen me të,duam të sjellim më shumë gjelbërim në brendësinë tonë.
E pra, kjo është tendenca më e fortë e këtij sezoni ,ku mbi këtë sfond të errët qëndrojnë më dukshëm zbukurimet e argjendta dhe të arta.

janahykaka

Zgjidhni struktura të ç’rregullta,larg persosmërisë dhe vishini me ndricim të ngrohtë të verdhë.
Kombinoni pakot e dhuratave me letra me motive gjeometrike si pikat apo degëzimet,përfshirë këtu dhe motivet etnografike e folklorike të çdo lloj kulture si ajo vendase,aziatike,skandinave.

interior2

Edhe printimet e kafshëve veç veshjeve janë një tendencë dhe e dekorit.
Tigrat, leopardi, zebra dhe gjarpërinjtë pritet të bëhen printet më të njohura gjatë sezonit të ardhshëm për jastiqet apo batanijet tuaja pranë oxhakut dhe ambjenteve të ndenjes.
Nje stil shumë ‘chic’ për fundivitin.

modern christmas decoration 2018 classic chic 30

Mos krijoni asgjë shumë të komplikuar…
Reduktoni dekorimin tuaj duke krijuar një skenar klasik,elegant dhe njëkohësisht koherent.
Pema e këtij viti le të jetë disa degë bimesh natyrale të thjeshta të futura në vazo qelqi,e cila mban shiritat e ndricimit brenda duke sherbyer kështu si një abazhur.
Vendosini pemës suaj zbukurime të drerëve me fletë druri,boce pishe dhe geshtenjë natyrale,topa të leshtë,kukulla shajaku,krijime metalike prej teli të një stili industrial-urban.

pema5

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor