Kujdesi per trupin 12 Dhjetor 2018

Keni thonj të dobët dhe që thyhen lehtë, ja si t'i trajtoni në kushte shtëpie

Kujdesi per trupin

thonjrr

Vitet e fundit gjithnjë e më shumë femra po i kushtojnë rëndësi estetikës së duarve dhe mirëmbajtjes së tyre, mirëpo për fat të keq janë të pakta ato që i kushtojnë rëndësi trajtimit dhe ushqyerjes së tyre. Të zgjedhësh nuancën e duhur të manikyrit apo të bësh thonjtë me xhel nuk mjafton, pasi thonjtë kanë nevojë të marrin vitaminat dhe lëndë e tjera ushqyese për t'u mbrojtur nga thyerja, zverdhja, myku dhe dobësimi i kutikulave. Living ju tregon se cilat janë trajtimet që duhet provoni sa më parë për të shmangur këto probleme:

Vitaminë E: Në qoftë se keni vitaminë E në shtëpi, mos hezitoni në asnjë moment ta përdorni edhe për trajtimin e thonjve të dëmtuar. Aplikoni vajin e kapsulave xhelatinoze drejtpërdrejt mbi thonj dhe masazhojini për 5 minuta, çdo mbrëmje para se të shkoni për të fjetur.

7659910 13510510 1083943 0 1542172516 1542801556 1200 1 1542801556 728 847f068d67 1542870833

Vaj kokosi: Vaji i arrës së kokosit ka një efekt thuajse magjik në trupin e njeriut. Ai është i pasur me shumë antioksidantë të fuqishëm, acide yndyrore të ngopura dhe përbërës me veti antiinflamatore që luftojnë veprimin e radikaleve të lira në organizmin tonë. Merrni një lugë gjelle me vaj ulliri, ngroheni derisa të shkrijë dhe masazhoni thonjtë në gjitë sipërfaqen e tyre. Mos i lani, mjafton vetëm t’i fshini me peshqir të ngrohtë.

7233710 3213210 9 0 1541155349 1541155365 1500 1 1541155365 728 8cc0211939 1541574740
Vaj i pemës së çajit: Vaji i pemës së çajit është i pasur me shumë vlera ushqyese, veti antiseptike dhe antibakteriale. Këshillohet të përdoret gjithmonë i holluar me një vaj tjetër, siç është për shembull vaji i ullirit. Duke qenë se vaji i pemës së çajit ka veti antimykotike arrin të qetësojë lëkurën e thatë të thonjve. Hidhni 5 pika nga vaji i pemës së çajit dhe 1 lugë vaj ulliri. Me një tampon pambuku lyeni kutikulat dhe me pas pritini. Ju mund të hidhni gjithashtu disa pika të këtij vaji në manikyr. Thonjtë tuaj do të jenë më të fortë.

7234010 3218060 11 0 1541156664 1541156668 1500 1 1541156668 728 eba1884667 1541574740
E verdhë veze dhe mjaltë: Një përzierje e shëndetshmë për t’u ngrnë? Jo, kësj here duhet ta përdorni për thonjtë. E verdha e vezës përmban sasi të mëdha të vitaminë A dhe acide yndyrore që rigjenerojnë thonjtë e dobët, të petëzuar dhe që thyhen lehtë. E kombinuar me vetitë antimykotike të mjaltit, përbën një trajtim të shkëlqyer për thonjtë. Përzieni 1 të verdhe veze me 1 lugë çaji mjaltë organik, dhe masazhoni thonjtë.

7233860 3242060 14 0 1541159795 1541159881 1500 1 1541159881 728 f5b8822a4e 1541574740

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor