Kujdesi per fytyren 10 Dhjetor 2018

"Vetëm këto dy produkte zhdukën përfundimisht të gjitha shenjat e njollat nga lëkura ime"

Kujdesi per fytyren

pikkata

Mund të ndiheni mirë tek ndjeni ngrohtësinë e rrezeve të diellit në lëkurë, por kjo e fundit do t’i “vuajë pasojat” me kalimin e viteve. Mund të mendoni se dëmtimi nga dielli mund të jetë i përkohshëm, por radikalet e lira në lëkurë mund të formojnë njolla kafe, të nxisin formimin e nishaneve dhe të rrisin rrezikun e kancerit të lëkurës.
Rasti i një gruaje në rrjetet sociale është bërë viral , pasi postoi fotot para dhe pas përdorimit të kremit të diellit dhe trajtimit të njollave që i kishin mbetur ndër vite.
"Në shkollë të mesme dhe në universitet, unë përdorja shumë rrallë krem mbrojtës e në verë kërkoja që trupi im të merrte ngjyrën më të bukur çokollatë. Cilësia e lëkurës sime ishte shumë e dobët, sepse ishte aq e thatë” Gruaja në fjalë nuk e kuptoi dëmin që i kishte shkaktuar vetes deri në moshën 27 vjeçare, kur kujdesi për lëkurën ishte thuajse minimal.
Fotografia e parë është shkrepur katër vite më parë, dhe pas përdorimit të kremit të diellit dhe trajtimit kundër njollave fytyra duket e pastruar nga çdo njollë apo imperfeksion.
Megjithëse, për fat të keq, vajza e re nuk ka përdorur vetëm një produkt që i ndryshoi plotësisht lëkurën e saj (por ishte një rutinë e re e mirëstrukturuar me pastrues, serume dhe eksfoliantë)
"Unë mendoj se ishte serumi i vitaminës C dhe kremi kundër diellit që bëri mrekulli për lëkurën time”
Dhe kjo ka kuptim: Serumi me vitaminë C jo vetëm që mbron lëkurën nga dëmtimi i radikaleve të lira (që çon në pika kafe, quka etj), por gjithashtu rregullon kompleksitetin e lëkurës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor