Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Garderoba e sezonit të dimrit është po aq e pasur sa e stinëve të tjera e nëse mendoni se këtë periudhë mundësitë për të kombinuar veshjet janë të pakëta, gaboni ! E për t'ju vërtetuar të kundërtën, kryeditorja e modës në Living ka marrë vetëm një veshje këtë javë: xhupin, për të na treguar sesi kjo veshje thelbësore mund ta ngrejë një kombinim në një tjetër nivel!
Një xhup me ngjyra të forta, me figurina e forma abstrakte...në mungesë të fotos do të mendonit se po flisnim për një xhup fëmijësh, por kur të shihni Santën sesi ndriçon e veshur me këtë xhup, do t'ju lindë dëshira që të gëzonit garderobën me një veshje të tillë. Ndonëse të tilla veshje nuk konsiderohen si thelbësore, ky është rasti kur vetë xhupi bën outfitin! Santa e ka veshur thjesht me një palë streçe dhe një palë këpucë-papuçe të hapura me pellush.
Sillni pak romancë në veshjen tuaj, duke u bërë sa më sensuale dhe femërore, në të njëjtën kohë. Kjo është dita që Santa ka vedosur ta veshë xhupin e gjatë në ngjyrë bezhe me një fustan të zi e këpucë stileto. Getat me pika, një nga trendet e momentit i shtojnë edhe më shumë feminilitet veshjes e jemi të sigurtë që pasi të keni parë këtë kombinim të jeni bindur se xhupi bezhë është një must në garderobën tuaj.
Jepini jetë dimrit të ftohtë me ëmbëlsinë e rozës pastel. Paleta e ngjyrave të dimrit i afrohet mësë shumti ngjyrave të tokës apo ngjyrave të ftohta, por kjo nuk do të thotë që ngjyrat më pranverore duhet të përjashtohen nga garderoba juaj. Roza, ngjyra pastel romantike që përcjell mësë miri feminilitetin mund të vishet shumë mirë është në dimër! Kjo është arsyeja përse Santa ka zgjedhur që këtë të mërkurë të veshë një xhup ngjyrë rozë me një këmishë të bardhë e çizme të gjata. Detaji që bie në sy është spila që Santa ka zgjedhur e bërë me dorë nga Bela Maçi.
Bluzë e lirshme, kapuç, çizme UGG, streçe lëkure e xhup... çfarë mund të shkojë keq me këtë kombinim? Kryefjala e outfit-it është komoditeti e Santa me asnjë nga zgjedhjet e saj nuk ka hequr dorë nga rehatia këtë ditë. Xhupi gri nuk duhet të mungojë në asnjë garderobë , e kjo për shkak të ngjyrës që duket se shkon me çdo gjë këtë sezon. Gjatësia është ideale për ditët e ftohta, ndaj veç xhupave të shkurtër mbajeni vath në vesh nga Santa, që xhupat e gjatë janë "must" këtë periudhë
Do të ishte Christian Dior dhe Louis Vuitton ata që paraqitën të parët koleksionet e tyre me veshje ushtarake në vitet '80. Në periudha të ndryshme, kjo veshje është rikthyer në modë e sipas Santës një xhup i tillë duhet të jetë në garderobën e çdo femre. Një kombinim i guximit, komoditetit dhe stilit urban, Santa e ka zgjedhur një palë streçe dhe kambale për të mos dalë nga natyra e xhupit. Gjatë një seti fotografik për revistën Living, fotografia Edvina Meta arriti të kapte Santën sikur të ishte vetë ajo modelja e editorialit... F.LL
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...