Letra 7 Dhjetor 2018

«Puna këtu është, mund të presë, familja jo», letra motivuese e shefes që çdokush do të donte të kishte

Letra

workingbaby

Për shumë prindër që janë në marrëdhënie pune, ekuilibri mes jetes profesionale dhe asaj familjare është shumë i vështirë të gjendet. Nga njëra anë detyrimet e shumëfishta dhe nga ana tjetër presioni i punëdhënësve dhe eprorëve e ngarkojnë shumë një nënë që punon, duke e bërë të pamundur që të jetë e suksesshme në të dy aspektet e jetës.

Por Charity Delmo, themeluesja dhe menaxherja e në kompanie të quajtur Ideal Visa Consultancy, kërkon që punonjësit e saj të dinë se po të jenë të detyruar të zgjedhin mes punës dhe familjes, të zgjedhin gjithmonë familjen.Tingëllon e çuditshme kjo nga ana e një shefeje dhe ajo vetë e di mirë këtë, pikërisht këtë i ka kërkuar gjithë punonjësve të saj përmes një letre të hapur, e cila ka bërë xhiron e internetit.

“Unë u kam marrë në punë që të jeni më të mirë dhe t’i oforni më shumë mundësi familjes. Jo të largoheni prej tyre, jo të humbisni momentet më të rëndësishme të fëmijëve për shkak të punës. Ju nuk duhet të jeni të mirë vetëm për kompaninë, por në radhë të parë për familjen. Pra, nëse do të vijë koha të zgjidhni mes një angazhimi në punë dhe një angazhimi familjar, zgjidhni angazhimin në familje. Puna këtu është, mund të presë, familja jo”, – ka shkruar ndër të tjera drejtorja e kompanisë në fjalë. Më tej ajo është shprehur se ka bindjen që një person i lumtur në familje do të jetë më i lumtur dhe më produktiv edhe në punë./BURIMI ''PËR NËNAT"

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor