Kuriozitete 4 Dhjetor 2018

Doktori futet në sallën e operacionit i dehur/ ndërron jetë nëna dhe e porsalindura

Kuriozitete

dokrote

Një histori sa absurde aq edhe e padëgjuar absurde vjen nga India, një histori trishtimi të thellë në atë që duhet të ishte dita më e bukur e jetës për një familje. Jashtë dhomës së lindjes në një qytet në Indi ishte e gjithë familja e Kaminiben Chanchiya, teksa 22 vjeçarja kishte hyrë për të lindur vajzën e saj. Gruaja e kishte dëshiruar thellësisht atë fëmijë, dhe gjithë të afërmit mezi prisnin që foshnja të lindte. Brenda sallës, nga ana tjetër, një tragjedi e vërtetë po ndodhte. Gjatë lindjes, nëna dhe foshnja e saj vdiqën për shkak të kirurgut, i cili ishte paraqitur i dehur në spital.
Mjeku paraqitet i dehur në sallën e operacionit
Kur doktori doli nga dhoma e operimit, të afërmit e vajzës ishin të gatshëm të gëzoheshin me ardhjen e vajzës. Në vend të kësaj, kur dera u hap, familja u përball me fytyrën e shokuar të mjekut, i cili u dha lajmin më të keq që mund të vinte: lindja kishte shkuar keq dhe vajza e vogël ishte e vdekur, ndërsa nëna po dergjej në kushte kritike, me humbje marramendëse të gjakut.
Sapo doktori do kthehej në sallë, një tjetër mjek doli që atje për të dhënë lajmin e kobshëm se edhe nëna kishte ndërruar jetë. Në këtë pikë, dëshpërimi i familjarëve ka arritur kulmin, duke sulmuar mjekët për atë që kishte ndodhur.
Tragjedia e tmerrshme ndodhi të hënën natën në spitalin Sonawala në qytetin Botad të Indisë. Doktori është akuzuar për neglizhencë nga të afërmit e nënës së vdekur. Më vonë policia e mori në pyetje dhe e arrestoi. Ndërkohë, priten rezultatet e autopsive të kryera në trupat e nënës dhe fëmijës, për të kuptuar shkaqet e sakta të vdekjes.
Edhe nëse shkaqet e vdekjes së nënës dhe të fëmijës ishin të tjerë, mbetet fakt që doktori ishte i dehur: nëse do të ishte në gjendje normale mund të ishte përballur me situatën kritike në një mënyrë tjetër dhe ndoshta do të përpiqej t’i shpëtonte të dy. pernenat.al

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor