Guide per shendetin 2 Dhjetor 2018

Ekspertët e shëndetit ngrenë alarmin «Brenda 10 vitesh nuk do të ketë më nga ky ilaç për diabetikët»

Guide per shendetin

diabetes60systemreview

Në vitin 2030, 40 milionë diabetikë nuk do të kenë insulina. Ndërkohë që numri i njerëzve që jetojnë me sëmundjen e diabetit vazhdon të rritet, qasja tek insulina e nevojshme po përballet me rritjen e kërkesës dhe së shpejti mund të ketë probleme.

Sipas një studimi të ri, deri në vitin 2030, 79 milionë të rritur me diabet të tipit 2 pritet të kenë nevojë për insulinë për të mënaxhuar sëmundjen, e nëse nivelet aktuale të qasjes do të vijojnë, vetëm gjysma e tyre mund të jenë në gjendje të sigurojnë sasinë që u duhet. Studimi i publikuar në gazetën “Lancet”, “Diabeti dhe endokrinologjia”, nënvizon se qasja tek insulinat do të vështirësohet shumë veçanërisht në rajonet e Afrikës, Azisë dhe Oqeanisë, që do të preken më shumë.

“Këto përllogaritje tregojnë se niveli aktual i qasjes tek insulina nuk përputhet me nevojën e parashikuar dhe duhen bërë shumë përpjekje për të kapërcyer këtë sfidë”, tha Sanjay Basu, profesor në Universitetin Stanford.

Insulina nevojitet për të trajtuar të gjithë personat e prekur nga diabeti i tipit 1 dhe të tjerë të prekur nga diabeti i tipit 2. Kjo formë e fundit e sëmundjes lidhet shumë me faktorë të jetesës së përditshme, si obeziteti, dieta e mangët apo mungesa e aktivitetit fizik. Ekspertët thonë se numri i të prekurve nga diabeti do të rritet, ndaj duhen marrë masa për insulinën. Në të gjithë botën, numri i të rriturve me diabet të tipit 2 do të rritet nga 406 milionë në 2018, në 511 milionë në 2030. Nga totali i 511 milionë të prekurve, 79 milionë parashikohet të kenë nevojë për insulinë, që do të thotë 20% rritje të kërkesës, e vetëm 38 milionë do të mund ta sigurojnë atë./ BURIMI ''SHËNDETI''

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor