Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Një në tre gra shtatzëna mund të përjetojnë ndërlikime të shtatzënisë për shkak të mungesës së hekurit. Aborti ose lindja e parakohshme mund të shkaktohet nga një mangësi hekuri, e cila nga ana mund të rezultojë nga problemet me tiroiden: Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në Gazetën Evropiane të endokrinologjisë.
Lidhja midis hekurit dhe tiroides
Për të arritur këtë përfundim, studiuesit në Spitalin Universitar Saint-Pierre në Bruksel monitoruan 1,900 gra gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, duke matur nivelet e ferritinës dhe antitrupave. Nga të dhënat e mbledhura doli se 35% kishin mungesë hekuri. Në 10% të rasteve kjo mangësi ishte për shkak të autoimunitetit të tiroidit, ndërsa 20% e femrave vuanin nga hipotiroidizmi i butë. Hekuri ndihmon, në fakt, funksionimin e një enzime kyçe për prodhimin e hormoneve tiroide, e cila promovon zhvillimin e trurit të fetusit, sidomos në tremujorin e parë të shtatzënisë, kur ai ende zhvillon tiroiden e vetë.
Kërkesa e përditshme
Hekuri është një mineral i gjendur në ushqime të ndryshme, në veçanti: mishi, veza, peshku (sidomos ton, sardele), drithëra, bishtajore, perime me gjethe jeshile. Për të rriturit, rekomandohet një sasi e përditshme 8 miligramë për burrat dhe 18 për gratë, 27 gjatë shtatzënisë për të ndihmuar në rritjen e fetusit. Një mangësi e hekurit, në fakt, prodhon nivele të pamjaftueshme të hemoglobinës, proteina që mbart oksigjenin nga mushkëritë në indet e trupit, duke shkaktuar lodhje.
Është e rëndësishme një dietë e balancuar
Në kushte normale, një dietë e larmishme dhe e ekuilibruar është më se e mjaftueshme për t’u siguruar që të merrni sasinë e duhur të hekurit të përditshëm. Thithja e hekurit rritet nëse shoqërohet me ushqime të pasura me vitaminë C. Në raste të veçanta gjinekologu mund të përshkruajë shtesa të veçanta. burimi pernenat.al
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...