Këpucët me takë, 15 modelet më IN për sezonin e pranverës
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Ka shumë gjëra që femrat duhet të bëjnë për tu ndjerë me vetëbesim përsa i përket rutinave dhe produkteve të bukurisë. Më parë, të merrte shumë kohë dhe duhej ndihma e profesionistëve. Sidomos nëse flasim për depilime, për shumicën e femrave lufta kundër qimeve të padëshiruara në trup është një burim i vazhdueshëm nervash dhe frustrimi. Fatmirësisht për ne, teknologjia avancon çdo ditë dhe e bën jetën tonë më të thjeshtë. Për këtë arsye Philips ka krijuar një pajisje që lejon çdo femër moderne të shijojë ndjesinë e lirisë së një lëkure të lëmuar pa qime për kohë të gjatë. Së bashku me dermatolog dhe shkencëtarë, Philips ka marrë teknologjinë e impulseve intensive të dritës (IPL) nga sallonet profesionale të fotoepilimit dhe e ka integruar për një pajisje të vogël dhe të thjeshtë për tu përdorur në shtëpi. Ju prezantojmë Philips Lumea Prestige. Philips Lumea është një fotoepilator për përdorim të rehatshëm nga shtëpia, i sigurt, pa dhimbje dhe efektiv. Philips Lumea është zhvilluar me kujdes të madh para se të nxirret në treg, pasi u testua në 2000 femra dhe asnjëra prej tyre nuk shfaqi probleme ose efekte anësore.
Mund të pyesni veten sesi funksionon? Impulsi i butë që Lumea lëshon, shkon në rrënjën e qimes dhe në këtë mënyrë foleja e qimes shkon në fazën pushuese. Më pas qimja lëshohet në mënyrë natyrale dhe rritja e qimes frenohet. Studimet tona treguan se një zvogëlim i konsiderueshëm i qimeve prej 92% u arrit vetëm pas 2 trajtimeve dy javore me Lumea. Kini parasysh se qimet janë në faza të ndryshme të ciklit të rritjes gjatë trajtimit dhe lëkura e lëmuar pa qime për një kohë të gjatë përgjithësisht arrihet pas katër deri në pesë trajtime dy javore. Pas asaj, që të mirëmbani rezultatet e mira do të duhet të bëni trajtime një herë në muaj, më pas një herë në dy muaj deri sa të arrini te një herë në gjashtë muaj. E imagjinoni dot? Të merreni me heqjen e qimeve vetëm dy herë në vit.
Lumea Prestige është një pajisje shumë e thjeshtë për tu përdorur. Pasi të keni vënë pajisjen në kontakt të mirë me lëkurën, drita nga mbas ndizet për të treguar se impulsi është gati të lëshohet. Shtypni butonin e lëshimit dhe filloni nga aty. Nuk ka dhimbje dhe as ndjesi djegieje, vetëm pak ngrohtësi. Një nga opsionet më të zgjuara është sensori SmartSkin, i cili skanon lëkurën dhe sugjeron nivelin e intensitetit që i nevojitet lëkurës tuaj. Intensiteti është nga 1-5, në varësi të tonalitetit të lëkurës dhe ngjyrës së qimes. Sigurisht ju mund të zgjidhni intensitetin më të rehatshëm për ju, mund ta ulni në zonat më delikate dhe ta rrisni për trajtimet në kofshë dhe krahë. Është e rëndësishme të themi se fotoepilimi nuk funksionon në çdo tonalitet lëkure dhe çdo ngjyrë qimeje. Philips Lumea nuk duhet përdorur në lëkurë shumë të errët për të shmangur djegie të mundshme në lëkurë dhe nuk duhet përdorur në qime të bardha, të kuqe dhe bionde shumë të hapur pasi nuk do të ketë efekt nga mungesa e melaninës (që errëson qimen) në to që thith impulsin e dritës.
Trajtimi me Philips Lumea është i sigurt dhe pa dhimbje, që do të thotë se mund ta përdorni në të gjithë trupin, madje edhe në pjesë delikate si në sqetull, zona bikini, madje edhe në fytyrë. Philips Lumea Prestige është pajisja e parë me kokat e harkuara Smart të krijuara enkas për të siguruar rezultate optimale në pjesë të ndryshme të trupit. Pajisja ka tre koka të ndryshme (për trupin, fytyrën dhe zonat delikate) të harkuara në mënyrë të tillë për të siguruar një kontakt të mirë midis lëkurës dhe pajisjes që e gjithë drita të thithet nga rrënja e qimes. Për më tepër kokat janë Smart, që do të thotë se secila prej tyre ka një Chip special dhe kur i ndërroni, pajisja e di që po trajtoni një zonë tjetër dhe e përshtat programin për të siguruar rezultatin më të mirë në secilën zonë. Koka e fytyrës sidomos është më e rëndësishmja pasi ka filtra të shtuar UV për mbrojtje më të lartë nga çdo acarim për lëkurën shumë delikate mbi buzën e sipërme dhe në mjekër.
Një nga pyetjet më të shpeshta për Lumea-n ka të bëjë me sigurinë. Deri më tani me më shumë se 3 milion femra që përdorin Lumea në të gjithë botën nuk kemi regjistruar asnjë efekt serioz të padëshiruar nga përdorimi afatgjatë i Philips Lumea. Nëse keni bërë ndonjë herë fotoepilim ose epilim laser në një sallon, me siguri ju kanë dhënë syze mbrojtëse. Me Lumea nuk do të keni nevojë për to pasi vetë drita nuk është më e fortë sesa ajo e një aparati fotografik. Lumea nuk lëshon impulse drite nëse nuk është në kontakt me lëkurën, kështu që nuk ka rrezik nga drita të papritura. Por bëni kujdes, nëse keni nishane të mëdha në zonën që doni të trajtoni, përpiquni ta përdorni rreth e qark tij. Energjia e dritës do të thithet nga pigmenti i nishanit dhe mund të shkaktojë shqetësime ose djegie.
Dy ose tre herët e para që përdorni pajisjen mund t’ju marrin më shumë kohë por do të ja merrni dorën shumë shpejt. Gjëja më e mirë e Lumea-s është se e blini një herë dhe nuk ka më çmime shtesë. Ndërsa në një sallon do t’ju duhet të paguani për çdo trajtim që bëni dhe ky trajtim ndonjë herë mund të jetë pak i dhimbshëm pasi pajisjet e tyre përdorin një dritë më intensive. Rezultati final është i njëjti, lëkurë e lëmuar pa qime për kohë të gjatë. Philips Lumea mund të përdoret gjithë vitin. Mund të filloni trajtimin me Lumea që tani dhe kur të vijë vera nuk do të shqetësoheni më për qime të padëshiruara.
Për të mësuar më shumë për Philips Lumea dhe modelet në dispozicion mund të kontrolloni faqen zyrtare:
www.philips.com.al/ lumea
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...