Albano Bogdo : Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
PËRBËRËSIT PËR 6 GOTA TË VOGLA:
PËRBËRËSIT PËR THËRRMIJA:
30 g miell orizi ose miell i bardhë 00
30 g miell kokosi (arrë kokosi e grirë, e thatë)
30 g gjalpë
2 lugë sheqer
KOHA E PËRGATITJES: 35 MIN.
PËR KREMIN:
2 vezë të mëdha ose 4 të vogla
160 g sheqer
40 g gjalpë
100 ml lëng limoni dhe lëkura e grirë e 2 limonëve
PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.
1Përgatitja e thërrmijave: përziejmë miellin, arrën e kokosit, sheqerin dhe gjalpin me majat e gishtave, duke krijuar thërrime të mëdha. E hedhim në një tavë ku kemi shtruar letër furre dhe e vëmë të piqet në furrë për rreth 20 minuta, duke patur kujdes që të mos marrë ngjyrë të errët.
2Ndërkohë, përgatisim kremin: Në një tenxhere, përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë sheqerin me vezët derisa të bëhen si shkumë. Shtojmë lëngun e limonit, lëkurën e limonëve të grirë në rende, gjalpin dhe e vëmë në zjarr të ulët, duke e përzier vazhdimisht (mjaftojnë 10 minuta). E heqim nga zjarri dhe kur të jetë e vakët e shpërndajmë nëpër gota ku më parë kemi hedhur pak thërrmija. E shërbejmë me thërrmijat sipër.
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...