Keshilla mode 5 Tetor 2018

Bëhuni një "franceze" plot sharm duke ndjekur këto këshilla mode

Keshilla mode

sgttdf

Parisi është një nga 4 kryeqytetet e modës, dhe gratë franceze njihen për shijen e mirë që kanë në përzgjedhjen e veshjeve. Por sidoqoftë, për tu dukur bukur dhe elegante nuk është e domosdoshme të jetoni diku në Francë. Ndiqni këto rregulla të thjeshta dhe do të ndiheni akoma më mirë dhe bukur:
-Zgjidhni këpucë elegante dhe të rehatshme:Takat e larta dhe platformat nuk janë pjesë e stilit parizien, sepse ato dalin gjithë ditën për punë dhe për të festuar. Këpucët me pak takë dhe komode janë idealet.
-Një tualet natyral: Nqs e keni të pamundur të dilni pa tualet nga shtëpia atëhere zgjidhni dicka shumë natyrale dhe me ngjyrat e lëkurës suaj. Do të dukeni shumë tërheqëse dhe nuk do kuptohet shumë nqs jeni e lyer apo jo.
-Buzëkuqi I kur: Pa tualet por buzëkuqi nuk mund të mungojë, është në vënd të zbutësit të buzeve! Nuk di dihet ku të gjen e nesërmja ai duhet të jetë gjithmonë në çantë.
-Kujdesi ndaj detajeve: Si ta personalizoni një veshje? Shumë e thjeshtë bëni kujdes ndaj detajeve. Një kapele, një rrip apo një shall bën ndryshimin.
-Qendroni larg veshjeve me logon e markave të stampuar: Nuk ka pse të tregoni që veshja juaj është e kushtueshm pasi këtë mund ta tregojë mënyra se si do ta kombinoni, jo me patjetër logo apo emri I firmës.
-Nqs nuk keni bërë plazh këtë vit atëhere mbani ngjyrën tuaj. Mos shkoni të bëni solar pasi do të duket që nuk është ngjyra që të fal dielli dhe të qënit fallco nuk bën pjesë në kulturën e grave franceze.
-Jo shumë aksesorë: Ato asnjëherë nuk duken të tepruara. Nqs preferoni të vishni një golf atëhere shmangni shallin. Nqs doni të vinni unaza, bëni mirë të mos përdorni byrzylykë ë kështu më rradhë...

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor