A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
NGA: BRUNILDA LAHE
NËSE SHËTIT NË QENDËR TË TIRANËS, NATYRSHËM TË TËRHEQ VËMENDJEN NJË VAJZË E RE, ELEGANTE, E VESHUR ME STIL DHE ME NJË APARAT FOTOGRAFIK NË DORË. Ne shkelim çdo ditë në të njëjtin shesh, të njëjtat rrugica dhe ndoshta na duket gjithçka e zakonshme, por jo asaj. Në lenten e aparatit ajo di të inkuadrojë më të bukurën e këtij qyteti. Quhet Alla Simacheva, është me origjinë nga Moska, por ka lindur në Tokio dhe prej 8 vitesh jeton në Tiranë. Jeta e saj ka qenë një aventurë e bukur dhe aspak e zakonshme. Me bukurinë e një ruseje dhe disiplinën e një japonezeje, Alla po i shton një dimension tjetër jetës së saj, kulturën shqiptare.
NË VENDIN TONË ALLËN E SOLLI DASHURIA. Ajo u kurorëzua në martesë me një djalë shqiptar dhe nuk e pati të vështirë t’ia niste edhe një herë nga e para në një vend për të cilin pak kohë më pare nuk dinte thuajse asgjë. Madje, të jetuarit në Shqipëri i krijoi të gjitha kushtet që Alla t’i përkushtohej pasionit të saj e më pas ta kthente në profesion. “Pikërisht transferimi në Shqipëri më ka lejuar të filloja një punë të re dhe ta ktheja pasionin në profesion. Në Moskë, e ndikuar edhe nga prindërit, kam përfunduar studimet e larta për ekonomi, por kur erdha këtu kuptova se çfarë dëshiroja të bëja vërtet. Gjatë viteve të studimeve, Alla serioze dhe Alla krijuese, kanë qenë në një ‘luftë’ të vazhdueshme, por fitoi ana ime krijuese dhe jam e lumtur që punoj si fotografe, duke provuar fusha të ndryshme të fotografisë,” – thotë ajo me një shqipe të kulluar, të cilën e ka mësuar në mënyrë autodidakte. Alla flet dhe shkruan shqip pa problem, sikur ta kishte gjuhën e nënës, ndonëse fjalët e para rusisht i mësoi teksa jetonte në Tokio. Prindërit e saj nga Moska punonin në Japoni, vend në të cilin ajo erdhi në jetë. Ishte 5 vjeçe kur shkoi në Rusi, por Tokio ka lënë një gjurmë të fortë artistike në jetën e saj prandaj edhe faqen në Instagram e ka quajtur “tokyo_made”. Aty poston punët e saj, për më shumë se 11 mijë ndjekësit e saj shqiptarë, rusë dhe nga vende të tjera. Në fotografitë e Allës Tirana është e gëzueshme, romantike, me ngjyra dhe personazhe plot jetë.
“NUK TË DUHET TË SHKOSH NË PARIS PËR NJË FOTO TË BUKUR; mjafton të hapësh zemrën, të mendosh pozitivisht dhe Tirana do të të hapet në një këndvështrim që nuk e ke parë ndonjëherë”. Nuk kufizohet në kohën që i kushton shëtitjeve nëpër Tiranë me aparat në dorë dhe nëse e ka të qartë idenë, shkon ditë me radhë në të njëjtin vend për të realizuar fotografinë perfekte. Pasi ka marrë historinë dhe emocionin në një fotografi, e përpunon atë. Ndonëse fotografia ka qenë një pasion i përhershëm i saj, ajo mori mësime për fotografi dhe retouch dhe sot është profesioniste për të dyja, madje jep mësime on-line në një shkollë fotografie në Rusi. Pikërisht kjo shkollë e nxiti Allën të eksploronte edhe një zhanër tjetër përveç peizazhit, atë të autoportretit. “Para dy vitesh kam filluar mësimdhënien për fotografët e rinj, por i kushtoj shumë kohë dhe rëndësi edhe punës artistike. Kuptova se më duheshin portrete personale për të promovuar kurset e mia në shkollën e fotografisë ku kisha filluar punë. Jo vetëm që isha një ‘këpucar pa këpucë’ por isha edhe e bindur se nuk isha fotozhenike. Ndërkohë, nga shkolla insistonin për portretet e mia dhe kështu bëra provat e para për të bërë autoportrete. Nga ana teknike nuk është e vështirë të realizosh një autoportret, por është një zhanër i veçantë për nga ana psikologjike, pasi të ndihmon të shikosh veten nga brenda dhe nga jashtë. Përveç kësaj ky zhanër të ofron të provosh pozicionet e ndryshme: edhe fotografe dhe subjekt i fotografisë. Autoportreti të ndihmon për sa i përket vetëbesimit dhe vetëpranimit.” NË KËTO FOTO, AJO DUKET GATI-GATI MAGJIKE. Ndoshta asnjë fotograf tjetër nuk do të mund ta evidentonte kaq bukur anën fëmijërore dhe ëndërrimtare të saj. Kjo është Alla, rusja që fotografon Tiranën dhe për lexuesit e revistës “Living”, zgjodhëm ta prezantonim përmes autoportreteve të saj.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...