Veshje 8 Shtator 2018

Si të kombinoni veshjet e verës në vjeshtë/ Ja çfarë sugjeron Santa nga e hëna në të premte

Veshje

santarellina

Prej kohësh , mendonim të hapnim një rubrikë mode në Living, të cilën do e përditësonim vetë ne editorët e portalit! Të përshtatësh lajme të huaja nuk funksionon gjithmonë, e kjo për arsyen e thjeshtë : Ndjekësit nuk gjejnë veten! Artikujt e modës ishin pikërisht ato shkrime! Të distancuar nga tendencat e reja, moda e pasarelave dhe shtëpitë e modës e dinim që duhej t'u ofronim lexueseve shembuj realë se si të kombinohen, në ç'mënyrë t'i përshtasin trendet e reja në të përditshmen e tyre! Kush më mirë sesa editorja e modës në revistën Living mund ta bënte këtë gjë ?!
Santa nuk ka për qëllim t'ju njohë me tendencat e sezonit, as t'ju thotë të visheni si ajo, por t'ju ndihmojë me këshilla praktike se si të kombinoni të njëjtat veshje në disa mënyra, sesi aksesorët ngrenë një outfit në një nivel tjetër etj. Si fillim e kemi nisur me veshjet e zyrës, por në javët në vijim sigurisht që do të eksperimentojmë me ide të reja e do të presim çdo sugjerim tuajin! Fotogaleria e mëposhtme përmbledh pesë outfite të përshtatshme për ambientin e punës:
E hëna- When in doubt wear red !!
Kur jeni në dyshim, vishni të kuqe! Kjo ngjyrë nuk duhet të mungojë në garderobën e asnjë femre, e nëse mendoni se nuk ju shkon, thjesht nuk keni gjetur nuancën tuaj. Emocionalisht është ngjyra më intensive dhe do të mjaftonte një detaj apo një aksesor në këtë ngjyrë për të përcjellë të gjithë energjinë pozitive tek ju! Janë mëngët e gjata, ato që e bëjnë këtë fustani të bardhe me lulekuqe  të pershtatshem per këtë kohë . Paksa retro, me nje fjongo e cila i shton edhe më shumë doza feminiliteti , duket se ky fustani është i duhuri per ta nisur te henen plot dritë e jete. I kollajshem per t’u kombinuar si me kepuce te zeza, por edhe me balerina, qofte te kuqe, te bardha apo te zeza

ehenaje 1

ehenje 1
E Marta -Denim
Nga pikëpamja psikologjike kjo ngjyrë përfaqëson të kundërtën e së kuqes! Bluja na përcjell qetësi e pikërisht kjo ndjenjë na përshkon mendjen kur vishemi me hijet e blusë! Xhinsi blu është materiali më i veshur në të gjithë botës ! Nuk e dimë në ç'planet do të kishit jetuar më parë nëse nuk keni në garderobë , një veshje Denim. Santa nuk ka nxjerrë xhinset apo xhaketën e xhinsit, por ka veshur një jumpsuit në këtë material. Ajo e ka kombinuar me taka, por për një look më sportiv mund ta vishni fare mirë edhe me atlete.Mund të merrni një çantë shpine dhe voilà u shndërruar në një outfit fundjave  

e mamrte 2

E mërkurë : Linoja-Pëlhura e pakohë

Lino në vjeshtë?? A nuk është ky materiali më i përshtatshëm për në verë? Kështu keni menduar deri më tani, pasi kur të shihni sesi një kostum linoje mund të vishet edhe në ditët e para të shtatorit , ato ditë kur ende ndihen rrezet e ngrohta të diellit, do të kërkoni që në garderobë të keni veshje të tilla të përshtatshme për këtë periudhë! Është material i freskët e që kryesisht rri lirshëm! Duke mos dashur të heqë dorë nga komoditeti, Santa e ka kombinuar kostumin me një palë taka jo shumë të larta, e një çantë të madhe -ideale për pjesën e parë të ditës

enjrr 1

E enjte : Ylber
Ngjyrat janë të lidhura ngushtë me ndjenjat tona. Ato kanë efekte të caktuara në psikologjinë e njeriut dhe ne reagojmë në mënyra të ndryshme kur bëhet fjalë për ngjyra të ndryshme. Megjithatë disa kombinime nuancash duket se janë të pagabueshme dhe askush nuk mund të thotë që nuk e pëlqen ! E gjelbra me të verdhën është nga ato duo të fuqishme ! Duhet të guxoni e të hiqni dorë nga ngjyrat neutrale nëse këto të fundit kanë pushtuar gardeorbën tuaj ! Megjithatë për të mos gabuar, mos kombinoni më shumë se tre ngjyra. Santa ka qëndruar brenda të gjelbrës dhe verdhës dhe rezultati është ky !

prente 1
E premte- Frymëzuar nga Audrey
Më në fund e premte...Lërini mënjanë takat dhe vishni atletet ! Nëse mendoni se me këto të fundit do të dukeni tepër sportive dhe jo përshtatshëm për ambientin e zyrës, kombinojini me një fund e bluzë pambuku ! Ky është një ndër mësimet e Santës: "Përzieni stilet" ! Jemi të sigurtë që shumë prej jush nuk do të guxonin të vishnin një fund të gjatë të zi me një t-Shirt të stampuar, e atlete,por tani që patë rezultatin, do ta provonit ! Fundin e zi të Santës do e shohim të veshur në disa mënyra, por këtë javë ajo vendosi ta vishte si më poshtë ! P.S Rrethin e kokës e gjetëm tek tavolina e autores së My Living! Na tha që ishte i Lunës, vajzës së saj dhe se nuk do e kishte problem nëse ne do e merrnim për një foto !!
Santa ju pret të dielën tjetër me kombinime e këshilla të tjera !!  LIVING/ Nga Frensis Lloji/ Fashion Editor : SANTANA ÇOMORA

emkrer 2

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor