Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Në pamje të parë duket një foto e zakonshme, një selfie më shumë nga dhjetërat që jemi mësuar të bëjmë çdo ditë, qëkur në jetën tonë hynë telefonat e zgjuar. Mirëpo për Kate Hitchens është krejt e kundërta, kjo foto e cila ka indinjuar po ashtu me mijëra mama në Mbretërinë e Bashkuar, tregon edhe një herë se parimet e kulturës qytetare dhe komunitetit nuk janë veçse disa faqe bosh nëpër libra.
Mamaja 32-vjeçare e dy fëmijëve po udhëtonte me tren nga Londra drejt Wickford-it, qytetit ku banonte, dhe askush nga pasagjerët nuk u denjua t’i lironte vendin, edhe pse dukej qartë që ajo po ushqente me gji djalin 6-muajsh. Kate ka ndarë fillimisht këtë situatë në blogun e saj, dhe më pas ka parë emrin e saj të përhapur pothuaj kudo në rrjete sociale.
‘’Ku dreqin po shkon kjo botë kështu? Një mama e re duhet të qëndrojë në këmbë për t’i dhënë gjë të birit, ndërkohë që burra dhe gra të shëndetshme e shikojnë, por nuk lëvizin nga vendin? Mund t’ia kisha kërkuar ndokujt përzemërsiht këtë gjë, por nuk e bëra. Dua të them është diçka që duhet ta ndjesh, jo t’ua imponosh të tjerëve. Një grua u ofrua të më lironte vendin e saj, të cilin me të qindtën e sekondës e zuri dikush tjetër. Vuri kufjet në vesh dhe mbylli sytë, ndërkohqë Charlie po qante. Vetëm pas 35 minutash një djalosh më tha të ulesha në vendin e tij, por qëndrova në këmbë. Ku dreqin kanë përfunduar edukata qytetare dhe ndihma për një grua në nevojë?”-shkruan Kate në postimin e saj, i cili ka ngjallur reagim edhe tek mamatë e tjera./BURIMI ''DAILY MAIL"
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...