Make up 6 Shtator 2018

Christian Louboutin do të nxjerrë në treg tonin e syve më luksoz që keni parë

Make up

fwesdr

Kur dëgjoni këtë emër me patjetër që ju vjen në mëndje karakterisika që ai ka: Këpucët me pjesën e kuqe në fundin e tyre. Kjo markë është e lidhur ngushtë me klasin dhe magjinë. Këtë herë ka vendosur të na surprizojë pasi vjen në treg me një formë të re: një koleksion ngjyrash të ndryshme të toneve të syve nga kjo shtëpi e modës francezë. Ky koleksion do të mbajë emrin "L’Oeil"

lloeje
Linja përfshin gjashtë ngjyra mat, disa prej tyre janë natyrale për të krijuar vetëm një shkëlqim në pjesën e syrit dhe gjashtë ngjyra më të forta metalike. Disa nga ngjyrat do të jenë: Rose-gold, bronze brown, rich wine, iridescent blue. Kjo mënyrë e re mund të aplikohet direkt nga produkti ose me sfungjer të posacëm për sytë.
Në një konferencë për shtyp Christian Laboutin ka shpjeguar se emri i këtij koleksioni nënkupton dicka që të tërheq vëmëndjen në mënyrë të menjëhershme. Ai gjithashtu shpjegoi se gjithmonë ka qënë i habitur me faktin se sa shumë mund të shprehin sytë, ato tregojnë jetën e njerëzve dhe është nëpërmjet syve që ti kupton personalitetin e tyre. Ky koleksion del në shtije në datën 1 Tetor.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor