Dasmat 28 Gusht 2018

Kjo është data kur martohen më shumë çifte, çfarë e bën të veçantë nga ditët e tjera

Dasmat

merlin 138381726 9146ba9a cb25 4c29 8d05 0fc9f1033302 superJumbo

Ndërkohë që shumë njerëz përgatiten për t’u kthyer në punë, nisur shkollën, pse jo edhe për të përmbyllur ditët e fundit të pushimeve, të shumtë janë ata që bëhen gati për të kurorëzuar dashurinë në martesë. Gushti njihet tradicionalisht si muaji i dasmave, megjithatë ndërkohë që disa njerëz zgjedhin ditët e nxehta të verës për t’i thënë ‘’Po’’ njëri-tjetrit, janë të shumtë ata që zgjedhin datën e mëposhtme si datën e lumturisë së tyre. Një ekip nga Universiteti i Melburnit zbuloi se data data 14 shkurt është data kur martohen më shumë çifte.
Sipas BelfastLove, dita e Shën Valentinit është dita e nëntë më popullore për t’u martuar dhe se 27.000 çifte kanë thënë "po" në këtë ditë në 19 vitet e fundit, nga viti 1995 deri në vitin 2013. Mesa duket, çiftet që martohen në këtë ditë, kishin më shumë mundësi të ishin të martuar më parë ose të kishin fëmijë. Gjithashtu, është gjetur se nuset që martohen në ditën e Shën Valentinit, me shumë mundësi janë shtatëzëna, në krahasim me ato që martohen në datë të zakonshme. Studimi gzbuloi se 21% e atyre që martohen për Shën Valentin, kanë mundësi të dështojnë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor