Aksesore 15 Gusht 2018

Brandi portugez PARFOIS prezanton fushatën Vjeshtë – Dimër 18/19 e quajtur “Ikonë”

Aksesore

parfois

Fushata Vjeshtë-DImër nga Parfois mbërriti për të na pregatitur për ditët e ftohta ngjyrë gri që na presin. Koncepti “Ikonë” është frymëzuar nga vitet 80-të, një dekadë që dallohet për disa nga figurat më ikonike të të gjitha kohrave. Ishte pikërisht në këtë kohë që u pa një zhvendosje në disa paradigma: dizajni mbizotëroi ndaj funksionalitetit dhe format aestetike ndryshuan. Linjat dhe ngjyrat ishin ato që mbizotëruan në atë kohë prandaj edhe ne për këtë fushatë kemi zgjdhur një sfond që I përshtatet kësaj, një lagje në periferi të Lisbonës e quajtur Chelas.

E vërteta është që edhe moda edhe shoqëria është nostalgjike. Diçka e re që përfaqëson ndryshim pranohet me vështirësi dhe gjithashtu një e ardhme që shumë shpejt po bëhet e tashmja jonë. Për këtë arsye fushata Vjeshtë- Dimër 2018 e Parfois sjell një grua kurioze, me interes për të eksploruar dhe vëzhguar cdo gjë rreth saj, duke e pasqyruar këtë në botën ku ajo ka lindur dhe jeton për tu përballur me pengesat që brezat e mëparshëm dhe shoqëria moderne i vendos përpara.

Gjatë këtij reflektimi, Jamilla Hoogenboom (imazhi I kësaj fushate) mbledh të gjitha kritikat dhe I shndërron ato në diçka të re. Dhe prej këtij procesi lind “Ikonë” që tregon se gjithkush nga ne mund të jetë një ikonë, pavarsisht si, ku dhe pse. Kjo grua po pohon pak nga pak se kjo është bota e saj, koha e saj, pa asnjë diskutim, dhe duke mbajtur këtë qëndrim të fortë ajo ndikon tek të tjerët. Jamilla po lëviz drejt të ardhmes, drejt ndryshimit dhe është indiferente ndaj asaj që lë pas dhe kështu ajo tërheq njerëz të cilët e ndjekin dhe e ngrejnë atë në statusin e Ikonës.

Zgjedhjet e Parfois për sezonin e ri kanë të bëjnë edhe me nxjerrjen në pah. Vichy-ja dhe tartani rikthehen fuqishëm dhe I gjen në çanta, shalle dhe veshje. Printet lëkurë kafshe si leopard, gjarpër etj, I japin jetë këpucëve dhe çantave dhe kombinohen me detaje metalike dhe kamoshi. Në këtë koleksion stilet miksohen: fundet me pala që vishen me canta brezi dhe atlete që kombinohen me bizhuteri. “Total look” përsëri zënë një vend kyç dhe variancat e ngjyrave janë: e verdhë mustardë, vishnje, e zezë, rozë e ndezur dhe bluja të cilat kombinohen bukur për ti sjellë ndriçim ditëve ngjyrë gri.  

Këtë sezon të ri, Parfois na tregon se çdo ditë ne mund të dallojmë nga turma, falë qëndrimit tonë. Fushata vjen nga një interpretim I ri I konceptit “ikonë”, që I jep një kuptim të ri dhe e ngre në një nivel tjetër dhe na tregon se nuk është madhësia që e bën dikë një ikonë, por është vërtetësia, influenca, aftësia për të bërë një kthesë në jetën e tyre, dhe në fund edhe në jetët e të tjerëve.

parfois1

parfois1

parfois1

parfois1

parfois1

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor