Make up 7 Gusht 2018

Produktet që duhet të keni gjithmonë në çantë gjatë verës

Make up

shshanll

Me ardhjen e ditëve të nxehta është e vështirë të gjesh produktet e duhura kozmetike. Aplikimi i tyre duhet të jetë në të njëjtën kohë I lehtë, por edhe të jenë rezistente ndaj ujit. Living ju sjell një listë me produktet ideale kozmetike për ditët e bukura të verës.

B U Z Ë K U Q  C H A N E L

Ai ju dhuron hijeshi dhe i mban buzët të buta. I përbërë nga vajra të shumtë, ofron hidratim, duke mos e lënë lëkurën e buzëve të thahet.

R I M E L

Ndriçoni shikimin tuaj me një rimel rezistent ndaj ujit. Aplikimi i tij ju dhuron një shikim fatal dhe tërheqje maksimale. Nëpërmjet syve do të thoni gjithçka.

L A P S  P Ë R  S Y T Ë
ëaterproof
Rezistent ndaj ujit, ai është ideal për ditët e verës. Me një mori ngjyrash, ju dhuron një shikim plot dritë.

T O N  S Y S H
Les beiges healthy
Për një shikim tërheqës, përdorni tonet me nuanca të çelura. Koleksioni i toneve të syve “Les beiges healthy gloë natural eye shadoë palette” nga Chanel, I inkurajon femrat të shprehin veten.

T O N  P Ë R M O L L Ë Z A T
Les beiges healthy gloë-color poëder
Një kombinim ngjyrash që i jep ndriçim lëkurës, thekson faqet dhe krijon iluzionin e një shkëlqimi natyral. Falë harmonisë së disa nuancave, ai plotëson çdo kërkesë dhe dëshirë të femrave për një lëkurë fytyre perfekte.

F R E S K U E S  T R U P I
refreshing Self-Tanning Body Mist
Ky produkt i krijuar nga Lucia Pica sjell freski dhe hidratim, me një aromë të këndshme. I frymëzuar nga Cologne, ai rrit gradualisht shkëlqimin natyral të lëkurës.

M A N I K Y R M E N G J Y R A

Në verë duhet gjithmonë që thonjtë e këmbëve dhe të duarve të jenë të kuruara dhe të lyera. Ato janë gjithmonë të ekspozuara, ndaj kujdesuni. Për thonjtë këshillohet përdorimi i nuancave të qeta.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor