Keshilla per udhetimet 3 Gusht 2018

Mbyllet Kulla Eiffel, punonjësit dalin në grevë/ çfarë po ndodh në Paris

Keshilla per udhetimet

bfhri

Franca kryeson listen e vendeve më të vizituara jo vetëm në Evropë, por edhe në botë me 82.6 milionë vizitorë në 2016-n. Asnjë vend tjetër nuk ka arritur që të tërheqë më shumë vizitorë se Franca, as vende shumë më të mëdha se Amerika apo Kina. Parisi mbetet një ndër qytetet më të vizituara dhe Kulla Eiffel është një nga arsyet ! Numri i lartë, gati gati i papërballueshëm ka sjellë dhe pakënaqësi tek punonjësit duke bërë që këta të fundit të dalin në grevë për dy ditë (e mërkura e enjtja e kësaj jave), e kulla të mbyllet.
Një rregull të ri i vendosur së fundmi, ka sjellë rradhë tejet të gjata turistësh dhe sipas punonjësve ky është një vendim i gabuar, pasi këta të fundit duhet të presin deri në tre orë për të vizituar kullën .
Ndonëse biletat mund të rezervohen online, të shumtë janë njerëzit që preferojnë t’i blejnë në momentin që janë aty. Vetëm një muaj më parë është bërë e mundur që gati gjysma e biletave hyrëse të rezervoheshin paraprakisht duke pasur një orar të caktuar për hyrje, në mënyrë që të shmangeshin rradhët e gjata.
Por stafi menaxhues i Kullës Eiffel, ka vendosur gjithashtu të rezervojë ashensorë të veçantë për çdo lloj bilete që blihet, një ndryshim ky i cili ka krijuar rradhë shumë të gjata pritjeje
Të shumtë janë turistët të cilët janë shprehur shumë të zhgënjyer në lidhje me vizitën e tyre në këtë monument. Por durimi i turistëve nuk ka qënë i vetmi që ka marrë fund, sepse së bashku me të janë acaruar shumë edhe punonjësit, të cilët kanë dalë në grevë, sepse kërkojë që të gjithë ashensorët të jenë të aksesueshëm nga të gjithë turistët, pavarësisht llojit të biletës që ata kanë rezervuar apo do të blenë, duke shmangur në këtë mënyrë rradhët tejet të gjata me turistë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor